E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si Meta kepuces

Nga Edi Rama

Duke pare ekzagjerimin e perditshem ne fjalorin e Saliut ministrave po edhe te ish-zevendeskryeministrit qe i rri ngjitur Saliut si Meta kepuces kupton lehtesisht se cfare lepuri te madh ka rritur frika nga populli ne barkun e kesaj qeverie kusaresh e matrapazesh. Frika natyrale e hajdutit te zene me presh ne duar qe bertet shqelmon vret.

Se fundmi u shfaq edhe Ministri i Mbrojtjes i cili eshte i fundit qe ne fakt duhet te dilte para qytetareve per te perseritur avazin ne fjale sepse nga njera ane Shqiperia nuk kercenohet nga ndonje pushtim a nga ndonje kryengritje e armatosur per permbysjen e rendit demokratik dhe nga ana tjeter se merr dot seriozisht as roja e ministrise se mbrojtjes kete Arben Imamin qe dje doli mbi tank kunder Saliut kurse sot del si krisem nga te ndenjurat e Saliut.

Gjithsesi prandaj edhe behet demonstrata e neserme qe qeveria te mos bertase nga frika te mos shqelmoje nga halli se eshte zene duke vjedhur te mos vrase me tej endrrat shpresa e kohe shqiptare por te largohet. Te dorehiqet e te pranoje zgjedhjet e reja si te vetmen rrugedalje nga nje krize e rende qe se ka shkaktuar opozita por qeveria e qe ska pse e paguan populli duke vazhduar te mbaje ne kurriz nje tufe kusaresh e matrapazesh qe i ka pare e degjuar me syte e veshet e vet duke vjedhur e pastaj duke genjyer derrce per montazhe e komplote inekzistente.

fare kerkon populli Te mos vidhet e genjehet me keshtu kaq rende kaq ultesisht e egersisht sy per sy dhe ata qe jo vetem e vodhen po dhe e genjyen si askund ne boten demokratike te largohen duke pranuar zgjedhjet e reja si nje mundesi e re per popullin qe te gjykoje ate qe ka ndodhur dhe te zgjedhe ata qe populli kerkon ta qeverisin me tutje.

fare kerkon opozita Vetem ate qe kerkon populli asgje me shume. Permes demonstratave ne nuk kerkojme as permbysjen e pushtetit me dhune as marrjen e pushtetit pa zgjedhje. Ne kerkojme thjeshte e vetem largimin e kesaj qeverie rikthimin e gjendjes demokratike ne parlament garantimin e votes se qytetareve dhe zgjedhjet e reja ku te fitojne ata qe populli zgjedh dhe jo ata qe nuk e lene popullin te zgjedhe.

Atehere ku eshte problemi per gjithe keto abuzime e kercenime me kete te vertete te thjeshte

jane keto banda kriminelesh qe po organizoka opozita per neser sic po qelb ekranet Meta ngjitur pas kepuces se Saliut

jane ato brockulla qe vazhdon nxjerr nga goja Saliu si te ishte ende e hene ne parlament duke sokellyer si mes Sokakut te te marreve kunder opozites dhe bere te fortin me ca perbetime qesharake

jane keto emisione te posacme me forca speciale qe jep Televizioni i Pushtetit dy dite para protestes

Nese ka ndonje faktore qe duhet te ruaje qetesine sot neser pasneser dhe deri kur te mbaroje ballafaqimi i popullit me pushtetin e kusarise e te matrapazllekut eshte qeveria e votave te vjedhura e pronave te vjedhura e lekeve te vjedhura e Kushtetutes se vjedhur e parlamentit te vjedhur e institucioneve te vjedhura e drejtesise se vjedhur e lirise se vjedhur8230.

Qetesine ta ruaje Saliu ta ruajne ministrat ne detyre ta ruaje Policia e Shtetit dhe strukturat te saj Meta le te mos e ruaje se nuk ka faj as ne sja kerkojme dot me tere ate dhimbje koke qe e ka zene. Ta ruajne qetesine ata qe kane llogari per te dhene sepse vetem ata mund ta provokojne popullin qe kerkon llogari sic po e provokojne perdite duke i thene Qorr shurdh budalla ti kujton se na sheh duke vjedhur eshte montazh ti kujton se na degjon duke marre male me leke eshte komplot ti kujton se ne keshtu bejme perdite e ka fajin opozita

Llogarine populli e kerkon sot ende permes nesh permes opozites e persa kohe ndodh keshtu nuk ka as dhune as trazira as shkaterrime po ka demostrim popullor te vullnetit te Sovranit per ti hapur rruge gjykimit te vete me zgjedhje te reja duke kerkuar largimin e qeverise.

Kjo qe po them eshte nje e vertete e thjeshte historike dhe gjithnje aktuale aty ku demokracia merret peng vota vidhet dhe populli tallet e poshterohet nga qeveria qe vjedh e nuk ndalet.

Kjo qe po them nuk duhet marre as si kercenim e as si thirrje per dhune po si alarm qe duhet degjuar nga te gjithe per te mos lejuar qe mes qeverise qe vjedh e popullit qe vidhet te mos mbetet me asgje per shkak te defaktorizimit te opozites politike.

Kjo qe po them do te thote se opozita jone nuk mund te jete dot dhe per shume kohe flas me jave jo me muaj e vite tani me diga qe ruan qeverine nga permbytja e pashmangshme e zemerimit popullor ne kushtet kur qeveria nuk ka sy e vesh po vetem goje per te provokuar popullin e vet sic po ndodh keto dite.

Per sa kohe ne do te degjohemi ne do te perserisim ate qe kemi thene dhe do te bejme ate qe kemi bere nuk besojme tek dhuna dhe nuk nxisim e as pranojme asnje forme dhune. Por sot ka nje pikepyetje te madhe qe rritet si nje re e zeze mbi te gjithe politiken shqiptare Edhe sa kohe populli do te na degjoje ne ne kushtet kur qeveria nuk e degjon zerin e popullit te vet Perkundrazi e vjedh ate perdite dhe i thote perdite se do te jete i lumtur.

Kjo pikepyetje mund te zhduket sa hap e mbyll syte me mjetet e politikes te cilat fatkeqesisht deri sot Saliu i ka hedhur tutje duke zgjedhur rrugen e forces jo ate te arsyes dhe duke kujtuar gabimisht se mund te sundoje pa alternative mund te qeverise pa respektuar Kushtetuten mund te diktoje pa lejuar institucionet te mbijetojne pavaresisht prej tij mund ta dhunoje parlamentin deri ne zhvleftesimin total dhe opoziten deri ne defaktorizim te plote mund te varrose te verteten e zgjedhjeve te shkuara me flake e me burg dhe te beje te njejten gje me zgjedhjet e ardhshme.

Nuk eshte opozita qe duhet ta zgjidhe kete krize qe nuk e ka shkaktuar opozita po eshte qeveria Saliu qe duhet te vene ne tryeze doreheqjen per te filluar me dialog e kompromis politik sherimin e plageve qe kjo krize po thellon e do thelloje perdite deri ne permasa te paparashikueshme nese nuk do ti jepet fjala Sovranit per tu shprehur me voten e lire.

Tagsedi rama opinion

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›