E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjedisi dhe berthamori

Nga Sali Berisha

eshtjet e mjedisit jane e do te mbeten gjithnje ceshtje e probleme kryesore per qeverine dhe shtetin shqiptar. Asgje nuk ka me te lidhur me shume me jeten e qytetareve shqiptare sesa mjedisi. Mbrojtja e zhvillimi i tij jane objektiva madhore konstante te qeverise shqiptare. Ne kete kontekst kuadri ligjor qe garanton si mbrojtjen ne standardet me te mira por edhe zhvillimin e tij te panderprere perben nje arritje te madhe dhe pozitive. Sic eshte ne rregullin dhe vendimet e kesaj qeverie qe cdo ligj i cili ka te beje me tregun duhet te kaloje ne Task Force edhe projektligjet e sjella nga Ministria e Mjedisit qe kane nje konsulte te gjere kombetare e nderkombetare vijne sot ketu pas nje shqyrtimi te pare qe i kemi bere disa kohe me pare dhe pasi jane rishqyrtuar e rivleresuar edhe nga Ministria me Qendren Kombetare te Lejeve dhe Licencave dhe faktore te tjere per te marre miratimin perfundimtar per tia kaluar Keshillit te Ministrave.

Keto ligje respektojne e duhet te respektojne te gjitha arritjet e vendit ne fushen e licencimit dhe lejeve. Ndaj ekziston mendimi i pergjithshem qe sportel per te gjitha keto duhet te jete Qendra Kombetare e Lejeve dhe Licencave hap ky i domosdoshem per te rritur transparencen e procesit. Une e kuptoj se disa nga lejet apo vleresimet mjedisore jane nje proces i nderlikuar shume anesor qe kerkon studime te thelluara ekspertiza te shkalles me te larte dhe kohen e nevojshme por une gjykoj se kjo nuk eshte asnjehere nje motiv qe sporteli i pare te mos jete Qendra Kombetare e Lejeve dhe Licencave. Ne kemi vendosur dhe kemi bere mire qe ketu te adresojme te gjithe ata qe investojne ne energji miniera keto pazgjidhshmerisht te lidhura me mjedisin. Kjo reforme eshte nje nga reformat me te rendesishme qe ne kemi realizuar ne lehtesimin e biznesit dhe njekohesisht luften kunder korrupsionit. E theksoj edhe nje here se ne cdo procedure qellimi yne i prere duhet te jete lufta kunder korrupsionit dhe kjo lufte behet mbi te gjitha e para se gjithash me transparence me procedura. Ndaj te shqyrtojme problematikat e adresimit te lejeve mjedisore ne Qendren Kombetare te Lejeve dhe Licencave si sportel hyres. Sigurisht Qendra si edhe ne rastet e tjera vepron me Agjencite respektive duke mos u marre kompetenca por duke sherbyer njekohesisht si nje garanci shtese e afateve kushteve e rrethanave ne te cilat duhet te leshohet leja apo vendimi.

Qendra Kombetare e Lejeve dhe Licencave ka dy parime transparencen dhe kohen sa me te shkurter te mundshme. Ne nuk duhet te kemi asnje hezitim per te rendur pas kohes me te shkurte te mundshme gjithnje e theksoj te mundshme. Ne jemi nje vend i vogel me nje administrate te vogel po ecim drejt dixhitalizimit dhe kemi vertet mundesi te plota te shkurtojme afatet. Kur para tre vitesh kemi diskutuar per here te pare per Qendren Kombetare te Lejeve dhe Licencave ka qene thjesht vullnet politik se skepticizmi ka ekzistuar dhe me te drejte jo i pabazuar pasi ne shume vende ato nuk kishin dhene rezultat. Por ne u nisem pikerisht nga kjo se ne jemi vend i vogel jemi larg te qenit nje administrate e persosur por prape nuk jemi nje burokraci e rende e ndertuar me shume e shume kate ku shkresa mezi kalon nga nje kat ne tjetrin. Edhe ne kemi disa avantazhe me administraten e vogel qe shkurton afatet shkurton kohen.

shte bere nje studim i thelluar midis Qendres Kombetare te Lejeve dhe Licencave dhe ministrise ne frymen e shkurtimit maksimal te mundshem te afateve. Doja te kerkoja mirekuptimin e eksperteve ne kuptimin se nuk mund te marrim te vecanten si norme per te pergjithshme. Une e kuptoj qe nje central berthamor duhet te kerkoje nje kohe relativisht te gjate studimesh te gjithanshme qe Ministria e Mjedisit te shprehet per po ose jo per ndertimin e tij. Kjo eshte normale pasi keto jane studime komplekse. Pavaresisht vullnetit qe une mund te kem ato do te duan te gjithe kohen e duhur. Por central berthamore ky vend do te ndertoje nje. Ate ne e leme ne rastin e vecante dhe nuk bejme qe kohezgjatja e tij te pasqyrohet mbi te gjithe procedurat e tjera. Nuk ka asgje me te papranueshme se zvarritje burokratike.

Tagscentrali berthamor mjedisi sali berisha

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›