Befasia e radhes

Nga Albin Kurti
Ne vitin 2001 nuk po arrihej te formohej qeveria pas zgjedhjeve te para te pasluftes ne Kosove. U nevojit intervenimi dhe dirigjimi i kreut te atehershem te UNMIK-ut Michael Steiner qe te sajohej bashkeqeverisja LDK-PDK-AAK. Pra ndodhi ajo qe me se paku pritej e duhej te ndodhte. Tri partite kryesore u bene bashke ne qeverisje pasi qe skishin le gje pa thene per njera-tjetren. Votat nga qytetaret i kishin marre ndaras dhe votat e shume qytetareve per lidere te caktuar ne fakt kishin qene vota kunder lidereve te tjere te caktuar. U bene bashke te tri keto parti dhe pragu per formimin e qeverise ne Kuvendin e atehershem u tejkalua shume me teper sec nevojitej. Pluralizmi politik e la Kosoven pa opozite.
Tri vjet me vone Qeveria pasuese ishte serish kombinimi me i papritur LDK-AAK. Nuk mendohej qe AAK-ja do te ndahej kollaj prej PDK-se e te lidhej me kundershtarin kryesor te saj. Por nuk vonoi shume dhe PDK-ja nuk u la anash meqe u perfshi ne Ekipin Negociator qe funksiononte si nje qeveri mbi qeverine. Kosova perseri mbeti pa opozite ne institucionet e saj.
Tri vjet te tjera me vone pas zgjedhjeve te vitit 2007 edhe njehere u sajua koalicioni me i papritur kesaj radhe ai i armiqve te perbetuar PDK-LDK. Koalicioni i madh i dy partive kryesore e vazhdoi traditen e vjeter te institucioneve pa opozite reale ne to. Si gjithnje kjo arsyetohej me sfidat e medha te perbashketa perpara nesh dhe me brishtesine e institucioneve te reja sic..
do here para zgjedhjeve keto parti politike i dramatizonin dallimet edhe aty ku ato sekzistonin. Pas zgjedhjeve i shuanin dallimet edhe atehere kur ato ishin aty. Dramatizimet eventuale te dallimeve pas zgjedhjeve ishin vecse ne sherbim te rritjes se pazarit te partive para njera-tjetres e per njera-tjetren gjithmone para koalicionit me njera-tjetren. Mosmarreveshjet per poste nuk zgjasnin shume dhe sishin asnjehere fatale. Sepse shpikeshin poste te reja dhe kombinimi i pozitave me favore anesore sillte solucione te pranueshme. Vetem mosmarreveshjet konceptuale e ideopolitike nuk urezohen dot. Keto te tjerat ishin gjithsesi te tejkalueshme. Nderkombetaret ishin perhere te lumtur sepse ruhej stabiliteti formal qe ne te vertete ishte stabilitet i mjerimit per shumicen e qytetareve dhe stabilitet i korrupsionit per pakicen prej pushtetareve.
Qe te gjitha keto parti e donin poziten ne qeveri jo vetem per shkak se e donin pushtetin por edhe per shkak se ato vetem sa dobesoheshin duke qendruar ne opozite. Ngaqe nuk kishin dallime themelore me poziten te programet politike a orientimet konceptuale partite opozitare sadopak qe qendronin ne opozite vetem sa rrudheshin e zvetenoheshin. Duke mos qene pozite dhe duke mos mundur ta bejne opoziten partite opozitare diskreditoheshin me shpejtesi. Zaten pasi qe te jesh pajtuar me poziten per decentralizimin mbi baza etnike per privatizimin neoliberal per tolerimin e strukturave dhe mallrave te Serbise ne Kosove per negociatat me Serbine per shuarjen e TMK-se per ndryshimin e flamurit e himnit etj.etj. ankesat opozitare per arrogancen qeveritare pak kujt i bejne pershtypje.
Institucioneve te vendit tone josovran nuk iu ka munguar pozita por opozita e brendshme. Doktrina e protektoratit nderkombetar per stabilitet afatshkurter vazhdimisht i do te gjithe se bashku i do te gjitha partite bashke ne pozite pa opozite fare ose me opozite sa me te vogel. Mirepo secet dot perpara pa opozite. Shtetin nuk e ben demokratik pozita e pakontestueshme por opozita e fuqishme.
Kosoves me shume se kurre i nevojitet opozita. Mirepo krejt cfare u tha me larte per zgjedhjet e qeverite e kaluara vlen edhe sot e kesaj dite. Pikepamja dominuese eshte qe pa marre parasysh vjedhjet masive ne zgjedhje te kemi qeveri stabile para dhe pergjate sfidave qe nuk duhet ta destabilizojne Kosoven. Sfidat jane si perhere shitja e ndermarrjeve publike dhe rifillimi i negociatave me Serbine. Rrjedhimisht ne vijim do te shtohet trysnia mbi LDK-ne qe te hyje ne koalicion me PDK-ne. Rrethane lehtesuese per kete eshte koalicioni i deritanishem trevjecar i ketyre dhe ideja e qeverise teknike qe tregon se LDK-ja nuk e sheh problemin te bashkeqeverisja me PDK-ne sa te roli prijes i kesaj te fundit ne koalicion. Formula e fushates parazgjedhore as-as kollaj do te mund te shnderrohet ne edhe-edhe.
Prandaj koalicioni PDK-LDK-minoritetet koalicioni PDK-LDK-AAK-AKR apo edhe ai PDK-LDK-AAK-minoritetet gjithsesi jane te mundshme ne pranvere. Gjasat me te medha se cila prej ketyre do te ndodhe varet se cilen e konsideroni si me te pabesueshmen dhe mu ajo do te ngjaje pastaj. Se mos behet fjale per parime ketu