E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Aleancë me LSI nëse largohet nga qeveria

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama, e deklaroi dje të hapur rrugën për një aleancëme LSI-në, në rast se ajo largohet nga Qeveria.

Pyetjes për një aleancë të mundshme me LSI, ashtu sic ka konfirmuar më parë dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci, Rama tha: “Unë jam gjithmonë njëzëri në qëndrime me Gramozin. Me kushtin që LSI-ja të mos jetë e rreshtuar në llogoren e qeverisë”.

Gjatë intervistës në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza, Rama tha se me Metën do të vijojë dialogu, ndërsa përgjegjësia do të bjerë mbi Berishën, në rast se nuk ka zgjedhje konsensuale të Presidentit.

“Sigurisht që unë kam hapur një dialog me kryetarin e LSI-së, por unë jam kryetar i PS dhe flas në emër të PS dhe timin, pyetjet që mund të keni për kryetarine LSI-së duhet t’ia bëni atij”,- theksoi Rama. 

Duke komentuar deklaratat më të fundit të bëra nga Dritan Prifti për News24, i cili ka deklaruar se po përgatitet një mocion mosbesimi kundër qeverisë, Rama deklaroi se nuk ka dijeni, ndërkohë sa i takon largimit të qeverisë tha “Nëse krijohen kushtet për ta larguar Qeverinë përpara se të shkohet në zgjedhje në Parlament, sigurisht që për ne kjo nuk do të ishte absolutisht një blasfemi”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›