E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, Gadafi i PS-së, bie në vjeshtë

24-08-2011 / Gazeta 55

Opozita lëngon nga celulat që kanë pushtuar strukturat drejtuese dhe po synojnë ta përdorin grupin parlamentar si një hipotekë për ta lënë vendin jashtë Evropës. Sjellja bizantine s’mund të imponohet për një kohë të gjatë, prandaj edhe fati i Gadafit të PS-së është i shkruar. Socialistët e vërtetë duan integrimin në BE, prandaj edhe pritet ta shfrytëzojnë vjeshtën për të rrëzuar kukullën e Bllokut që kërkon t’i marrë peng

PS është në ballë të “fortunës së vjeshtës” dhe kjo ka rritur së tepërmi tensionet e brendshme politike, duke çuar deri në acarimin e skajshëm të celulës së “regjimit-parti” të Edi Ramës. Duke kompozuar me situata absurde ditët e fundit dhe përfshirja e kryesocialistit krejt papritur në to, është treguesi më i mirë se ai po tenton me çdo kusht të shmangë vëmendjen nga “revolta” që pritet të nisë brenda selisë rozë. Është e ditur se socialistët e thjeshtë kërkojnë kokën e tij, për fajet e 8 majit, por jo vetëm për ato, edhe për fajin e 28 qershorit 2009-ë. Rama i kish premtuar bazës socialiste se do t’i sillte në pushtet në garën e parë elektorale, por tashmë kanë kaluar dy të tilla dhe rezultati është i njëjtë, PS është në recension politik. Lidershipi socialist ishte përsëri dje prezent në mediat e shkruara dhe ato elektronike, edhe pse jo fizikisht, por përmes palo-editorialeve që përcjell nga larg. Kjo tashmë është bërë një praktikë e përditësuar, pasi në harkun kohor të një jave, kryesocialisti ka nisur drejt adresave të redaksive plot 3 opinione, për çështjet nga më të ndryshmet. Pas shqetësimeve të ngritura ndaj raportit të OSBE/ODIHR dhe grevës së minatorëve të Bulqizës, kreu i selisë rozë, gjendet përsëri në rubrikën e artikull-shkruesve. Këtë herë, ai u shqetësua për ngjarjet në Tripoli dhe rrëzimin atje të regjimit të kolonel Gadafit. Përmes një shkrimi të gjatë, të botuar fillimisht në mediat e kontrolluara nga PS, Edi Rama sheh të lidhur fatin e tij politik, me atë të kolonel Muamar Gadafit. Analiza e Edi Ramës ishte një përgjithësim i frikës së diktatorit që ka frikë nga rrënimi i një tjetër diktatori apo dhe një e dridhur e këmbëve dhe duarve kur busti i diktatorit bie në tokë nga turma protestuese dhe në vend të tij, valëvitet flamuri kombëtar. Rama u shqetësua se pse populli shqiptar dhe klasa politike këtu u entuziazmua për rënien e kolonelit libian, pasi për Ramën ai meritonte një tjetër trajtim, edhe pse nofka diktator e ndjek në vazhdimësi. Rama ka krijuar “bustin” e tij të diktatorit në PS, dhe “rrëzimi” i tij i faturon pensionin politik dhe ri-angazhimin në jetën e dikurshme poshtë urave të Parisit. Zërat për valëvitjen e flamurit dhe stemës që përfaqëson socialistët e vërtetë mbi “bustin” që ka nulifikuar kryetari-diktator i PS-së, Edi Rama, jo vetëm janë aktivizuar, por brenda PS-së kanë lindur strukturat paralele, të cilat do tentojnë me çdo kusht të shpëtojnë PS-në nga regjimi partiak Edvinist, me afrimin e “vjeshtës së madhe”. Në këto vite që ka drejtuar Partinë Socialiste, Rama ka treguar botërisht se është anti – konsensual dhe se aksionet e tij të mirëfillta politike kanë në përmbajtje destruktivitet dhe rebelim kundër interesave të vendit si integrimi evropian, rritja ekonomike, apo rritja e standardit të jetesës së shqiptarëve. Pinjolli i bllokut s’ka shpresë mbijetese pasi “vjeshta socialiste” është në prag dhe të gjithë socialistët progresistë do “çlirohen” nga mamuthëria e lidershipit që me zor po mbijeton aty. Dhimbja që përjeton në analizën e tij, kryetari i opozitës, kukulla e Bllokut, sheh të lidhur fatin e tij politik, me atë të regjimit libian, që thuajse ka rënë. Gadafi i PS-së bie në vjeshtë!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›