E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e ambasadores, Haxhinasto ngushëllon Shvarcenbergun

Ministri i jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto i ka shprehur sot ngushëllimet homologut të tij çek Shvarcenberg për vdekjen e ambasadores Market Fialkova.
Në një letër drejtuar Shvarcenbergut, ministri Haxhinasto ka shprehur keqardhje për vdekjen e parakohshme të ambasadores çeke në Tiranë Fialkova.
“Ambasadorja Fialkova ishte diplomate e nivelit të lartë. Ajo ka dhënë kontribut në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve” ka theksuar Haxhinasto.
Gjithashtu ministri Haxhinasto u ka shprehur ngushëllimet e tij edhe të afërmëve dhe familjarëve të ambasadores Çeke.
Ambasadorja çeke në Tiranë Market Fialkova ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare. Ajo u gjet e vdekur rreth orës 00:30 të natës së mbrëmshme ndërsa dyshohet se vdekja e saj është natyrale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›