Edi Rama Kerkojme doreheqjen e qeverise

TIRAN - Largimi i Metes eshte nje manover e detyruar ne kushtet e presionit qytetar politik dhe nderkombetar qe e formalizon krizen e thelle ku e ka futur qeverisjen e vendit llumi i korrupsionit. Ky eshte vleresimi i dhene dje nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama mbi doreheqjen e zevendeskryeministrit dhe ministrit te Ekonomise.
Ne nje komunikim me median kryesocialisti theksoi se ky largim me turp dhe qendrimi akoma me i turpshem i te ashtuquajturit kryeminister pas largimit si edhe levizjet teresisht te komprometuara qe pasuan shtojne arsyet per te kerkuar doreheqjen e qeverise dhe zgjidhjen e re politike qe do tu hape rruge zgjedhjeve te reja.
U them sot nga kjo foltore edhe Saliut edhe zevendesit te tij se cdo dite qe vonojne doreheqjen dhe pranimin e zgjedhjeve te reja si te vetmen rruge per te nxjerre Shqiperine nga kriza totale ku e kane zhytur rendojne pa pushim poziten e tyre para ketij populli. I hyjne pa pushim me ne hak ketij populli.
E shtyjne pa pushim kete popull drejt nje ballafaqimi ne rruge me te dy bashke. Ne ua kerkojme sot doreheqjen jo per tu ulur ne karriget e tyre po per te risjelle ne jeten shqiptare lirine e konkurrences - tha Rama.
Kryesocialisti vleresoi se perseri paturpesisht Saliu vazhdoi avazin fyes me popullin duke vazhduar te mohoje ate qe cdo shqiptar e pa dhe e degjoi me ze e me figure dhe qe ne fakt ndodh cdo dite nen strehen e pushtetit te vjedhur per te vjedhur Shqiperine.
Kjo tallje sot kishte edhe nje ngarkese te re perpjekjen perseri mafioze per te vene nen presion prokurorine duke harruar qofte edhe formalisht shprehjen hipokrite le tia leme drejtesise dhe duke perseritur disa here qendrimin e mjere se gjoja na qenkej montazh ai turp publik.
Turp i cili do te jete edhe turpi yne i cdo shqiptari te arsyeshem pa dallim nese nuk reagojme fuqishem ndaj ketij degjenerimi total - reagoi Rama. Prandaj tha ai 21 janari eshte dita e kujtdo qe nuk do ta mbaje kete turp ne kurriz duke ndenjur ne shtepi edhe me i varfer edhe me i papune edhe me i pashprese.
Dhe si per ta futur talljen e perseritur me popullin te cilit Saliu pasi i ka vjedhur votat e pasurine kerkon ti vjedhe edhe driten e syve bashke me fijen e degjimit duke i thene ate qe pe nuk e pe e ate qe degjove nuk e degjove shtoi se rritja paska qene 7 nderkohe qe ky burre tolerant pranuaka edhe 4.9 a thua se shifrat e ekonomise jane si ato te bllokut te korrupsionit - vijoi kreu i socialisteve.
Rama i kujtoi kreut te mazhorances se Banka Boterore deklaroi qe per shkak te krizes se vitit 2009-2010 varferia u rrit me 4 pike ne Shqiperine e votave te vjedhura e shifrave te manipuluara.
Duke iu referuar akuzave te kryeministrit Berisha mbi mediat Rama tha se Berisha iu adresua ne menyre mafioze dhe publike duke dhene sinjale kercenuese per Drejtorin e televizionit si dhe ate te emisionit Fiks Fare. Saliu tha qe nuk i ve nofka drejtorit nderkohe qe e quajti cakall gazetarin e njohur Filip akuli duke folur jo si kryeminister po sic eshte ne te vertete kusar i zene ngushte nga drita e te vertetes.
E konsiderojme perdorimin sot te kesaj gjuhe aspak te panjohur per ne si shprehjen me kuptimplote te faktit qe Saliu nuk eshte perfaqesuesi i nje qeverie te zgjedhur po i nje bashkesie qe e pengon popullin te zgjedhe duke vepruar me cdo burim te lirise se shtypit si nje organizate mafioze - u shpreh kreu i Partise Socialiste.