E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-skandali Ilir Meta jep doreheqjen

Edhe pse kishte deklaruar se do te ishte ne qeveri deri ne 2013 Ilir Meta dha dje doreheqjen nga zv.kryeminister dhe METE duke deklaruar se do te ndjeke ceshtjen ne rruge ligjore


TIRAN - Pas skandalit te publikuar ne media Kryetari i LSI-se Ilir Meta dha doreheqjen nga posti i zevendeskryeministrit dhe ai i Ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes. Permes nje konference per shtyp Meta njoftoi se ka vene ne dijeni kryeministrin Berisha per vendimin per largimin nga detyrat.


Nuk mund te konsideroj se eshte e mjaftueshme vetem lenia e imunitetit per tu perballur me ligjin dhe drejtesine por njekohesisht eshte shume e rendesishme edhe lenia e detyrave qeveritare jo vetem per te shkuar ne prokurori dhe ne organet e zbatimit te ligjit si nje qytetar i barabarte me te gjithe qytetaret e tjera te Shqiperise - theksoi Meta.


Ish-zevendeskryeministri lajmeroi se do ta ndjeke ceshtjen ne rruge ligjore me qellim zbardhjen e se vertetes por pa dhene nje date te sakte se kur do ti drejtohet organeve te drejtesise.


Duke lene sot detyren e zv.kryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes njekohesisht une do te nise nje beteje ligjore penale dhe civile ndaj mostres Dritan Prifti pasi eshte e rendesishme qe ne kete vend te gjithe ata qe jane te marre peng per arsye te veprimeve te tyre korruptive te cilet ia shesin shpirtin vete per te mbrojtur pasurite kriminale te tyre dhe te atij rrethi kriminal qe kane perfaqesuar apo synojne te perfaqesojne te mund te guxojne qe te mund te ndermarrin veprime te tilla monstruoze kriminale qe synojne te marrin peng shtetin te marrin peng institucionet dhe te marrin peng te ardhmen evropiane te ketij vendi - the Meta.


Kreu i LSI-se konfirmoi vazhdimin e koalicionit qeverises mes PD-se dhe konsolidimin e metejshem te tij si nje domosdoshmeri per ti dhene sipas Metes goditjen perfundimtare krimit te organizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›