E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Meta beri doreheqje te parevokueshme

Kryeministri vlereson aktin e Ilir Metes dhe injoron akuzat e Nikolle Lesit per korrupsion ne qeveri

Doreheqja e Ilir Metes u pranua menjehere nga kryeministri Berisha i cili doli ne nje komunikim per mediat dhe siguroi vazhdimin e koalicionit qeverises. Zevendeskryeministri Ilir Meta ka paraqitur sot paradite doreheqjen e tij te parevokueshme.


Ne arsyetimin e tij per doreheqjen Meta parashtroi si argumentin me kryesor faktin qe ai deshiron te ndjeke kete proces ne te gjitha aspektet pa imunitet dhe pa pushtet si qytetari Ilir Meta duke vleresuar qe ky eshte interesi me i mire i anetareve dhe simpatizanteve qe ai perfaqeson i koalicionit dhe vlerat dhe parimeve te tij tha Berisha. Kreu i qeverise pretendoi se ka qene vete aleati i tij i cili ka kerkuar doreheqjen e parevokueshme dhe se nuk ka qene kerkese e tij per largimin e kreut te LSI-se Ilir Meta nga dy postet ne kabinet.


Te ve ne dukje se Meta nuk iku nga kryeministria me kerkesen e kryeministrit por paraqiti doreheqjen e parevokueshme theksoi Berisha. Pas deklarates se zevendesministrit te Kultures Nikolle Lesi se ka ardhur koha qe qeveria te beje nje analize te saj duke i propozuar shkarkim e tre ministrave te tjere dhe ne vijim te qendrimit te tij konstant se video ishte nje montim kryeministri u shpreh se ato jane atribute vetem te tij. Zv.ministri Lesi mund te kete shume idera.


eshtjet e analizave te kabinetit qeveritar dhe te Keshillit te Ministrave jane atribute kushtetuese te kryeministrit as dhe te ministrave por vetem te Kryeministrit - tha Berisha. Ne fjalen e tij kreu i qeverise vleresoi aleatin e tij per bashkepunimin dhe u shpreh i sigurt se ky bashkepunim do te vazhdoje edhe per zgjedhjet vendore te 8 majit.


Shpreh edhe njehere vleresimin per aktin qytetar prej shtetari qe beri kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim dhe vendosmerise sime per te vazhduar konsolidimin e metejshem te eficences se ketij koalicioni ne objektivat madhore te tij dhe shume ambicioz - deklaroi kreu demokrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›