E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendrimi politik Zgjedhjet e parakohshme zgjidhja e vetme

Dokumenti Kater pikat e rezolutes se miratuar ne Asamblene e PS-se

Kater pika bazike te miratuara nga Asambleja Kombetare e Partise Socialiste kane zbardhur aksionin politik te opozites qe meton tanime zgjedhje te parakohshme. Ne rezoluten finale te dale prej saj selia roze ka perkufizuar strategjine e veprimit qe sipas saj ka per qellim te largoje nga qeverisja e vendit ekipin aktual i cili eshte perfshire ne skandale te njepasnjeshme. Asambleja Kombetare dhe socialistet shqiptare i bejne thirrje qytetareve pa dallim mesuesve dhe mjekeve ish-ushtarakeve ish-te perndjekurve ish-pronareve cdo shqiptari qe ndjehet ne opozite me qeverine qe te jene se bashku me ne ne demonstraten e fuqishme qe do te organizohet diten e premte ne date 21 janar per te filluar lirimin e Shqiperise dhe shpetimin e vendit tone nga e keqja qe i ka zene fytin e po e mbyt demokracine drejtesine dhe ekonomine e ketij vendi - thuhet ne piken e pare te Rezolutes. Ne kuptim te krizes politike me interes eshte pika 2 e dokumentit qe parashikon nje thellim te marredhenies se kushtezuar me Parlamentin deri ne zbardhjen e plote te se vertetes elektorale te 28 qershorit 2009. Brenda kesaj logjike e cila me gjase do te godase edhe me shume jeten parlamentare ne vend selia roze ka zyrtarizuar qendrimin per zgjedhje te parakohshme per te cilat do te perdore edhe rrugen e protestave masive. Percaktojme si te vetmen rrugezgjidhje per te dale nga kriza politike dhe institucionale si edhe per te shpetuar perfundimisht nga rreziku demokracine dhe shtetin e shqiptareve organizimin e zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme plotesisht te lira dhe te ndershme te pacenuara nga korrupsioni i Saliut korrupsioni i parave te pista dhe kthetrat e zyrtareve dhe ministrave te korruptuar qe ai ka ne qeveri - percakton rezoluta. Po ashtu Asambleja mbajti edhe nje qendrim per sa i perket raportit te Dick Marty-t duke kerkuar nga perfaqesuesit e PS-se ne Keshillin e Europes qe ta denojne me force ate.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›