E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Nuk e anulojmë demonstratën, unë në krye të rezistencës paqësore

Intervistoi: Ilir Babaramo

“Askush nuk duhet të trembet, gjithkush duhet thjesht të jetë aty dhe të vijë për t’i nderuar ata që s’janë më, por dhe për të afirmuar me praninë e tij, me qytetarinë e tij, me fuqinë për të besuar tek e ardhmja, se ne nuk jemi një lëvizje për të marr pushtetin me dhunë nëpërmjet rrugës”

Kryeministri Berisha tha se do të shqyrtonte mundësinë e anullimit të protestës për ditën e shtunë. A do ta anulloni protestën? Para se të vinit në këtë studio ju mblodhët edhe aleatët. A do ketë demonstratë të premten?

Unë e kam mirëkuptuar tërësisht shqetësimin e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar dhe frikën e tyre, për atë që mund të ndodhë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kushtet në të cilat jemi dhe sigurisht kam mirëkuptuar edhe ftesën, apo thirrjen, si të doni ju quajeni, për anullimin e këtyre, siç thonë, dy manifestimeve. Ku nga ana tjetër, unë kam shprehur qëndrimin tonë se këtu nuk bëhet fjalë për asnjë lloj simetrie, këtu mund të bëhet fjalë t’i vënë kapak çfarëdoqoftë shqetësimi dhe sado e madhe qoftë e panjohura që është përpara nga ana jonë, sepse nuk është opozita që do ta garantojë qeverinë, është qeveria që duhet të garantojë opozitën dhe çdo qytetar për shprehjen e lirë të protestës, të indinjatës, të zemërimit të mos-dakortësisë me qeverinë, ndërkohë që... bëhet fjalë për një demonstratë homazh, në kujtim të viktimave të dhunës shtetërore dhe për të dënuar me dinjitet shqiptar, europian, qytetar, terrorizmin shtetëror të ushtruar dhe nga ana tjetër bëhet fjalë për një manifestim dhune shtetërore, kundër opozitës, që qeveria e quan miting kundër dhunës, por që në fakt nuk është gjë tjetër veçse një manifestim i organizuar nga ata që shpërdoruan pushtetin dhe vranë demonstrues të pafajshëm thënë kjo, ne nuk anullojmë demonstratën tonë homazh dhe i bëj thirrje gjithë qytetarëve që të bëjnë pjesë në këtë demonstratë sepse ne nuk kultivojmë frikën në këtë vend...

A i druheni daljes nga kontrolli të demonstratës?

...Ne nuk prodhojmë dhunën dhe nuk besojmë tek dhuna. Ne jemi në këtë betejë me forcën e së drejtës, që jemi kundër një pushteti që është kthyer në një regjim dhe që rrezikon ta çojë Shqipërinë drejt një tjetër gremine, për shkak të njërit njeri, Saliut. Ne do t’i thërrasim njerëzit për të demonstruar paqësisht, siç dinë shqiptarët të demonstrojnë...

Përjetimi juaj për atë ditë. Kush ju ka njoftuar për viktimat?

Ato kanë ardhur me radhë dhe kanë ardhur derisa janë konfirmuar më pas. Por sigurisht që jam ndjerë më shumë se keq dhe njëkohësisht, kam ndjerë më shumë se kurrë padrejtësinë e kësaj beteje kundër një pushteti, që figurativisht kam thënë se është gati t’i vras ëndrrat dhe shpresat e njerëzve, por asnjëherë nuk e kam menduar që mund të arrijë deri në vrasje.

A ka qenë pjesë e strukturave të PS, ajo turmë që godiste policinë?

Ne i kemi sjell në atë demonstratë të gjithë, pa dallim. Ka qenë një demonstratë ku kemi thënë që do jemi bashkë me të tjerët, sepse nuk kemi dashur që të bëjmë një demonstratë, ku qytetarët që janë demokratë, ndihen të poshtëruar dhe të tallur nga ky pushtet...

Thuhet se ju i keni paguar këtë turmë agresive, me 200 euro secili për të bërë atë skenë?

Këto mund të kenë qenë çmimet që i ka paguar Saliu, ata që bën grushtin e vërtet1% të shtetit më 14 shtator, mercenarët e tij. Unë nuk paguaj njeri për të ardhur në demonstratë, sepse ne nuk demonstrojmë me një çetë mercenarësh, për të përmbysur pushtetin me dhunë, ne i kemi thirrur në demonstratë të gjithë ata që duan ta largojnë këtë qeveri, për t’i hapur rrugë një mundësie të re për Shqipërinë. Më keni dëgjuar mua, apo ndonjë tjetër, që të dal dhe të thotë që demonstruesit që hodhën gurë, prokuroria s’duhet t’i ndalojë? Kjo gjë nuk është thënë.

A e dinit këtë, kur thatë një ditë përpara, që populli mund ta tejkalojë opozitën?

Nuk kam pasur fare në mendje këtë gjë. Kam pasur parasysh shumë më tepër se kaq dhe jo në sensin e vajtjes në Kryeministri, për t’i marrë pushtetin një burri të marrë fund, të cilit i ka mbetur vetëm të kërcënojë, sepse????????????????????? nuk kam të bëjë unë me gjëra të tilla. Dhe për më tepër, ai e di mirë që nuk merret pushteti me dhunë, dhe kur shkon me armë, dhe kur shkon deri në zyrën e Kryeministrit, dhe kur shkon në TVSH, dhe kur nxjerr Ekrem Spahnë për t’i thënë që Qeveria ka ikur, por jeni në duar të sigurta, se pastaj pas 6 orësh tërhiqesh jo nga zyrat, por nga fletët e historisë. Pra, nuk është ky puç, s’ka lidhje me vizionin tonë.

Ju thatë përpara datës 21, se demonstrata nuk do kishte tribunë dhe askush nuk do fliste. Si do ishte 21 janari, sipas jush?

21 janari ishte demonstrimi i popullit shqiptar, pa dallim socialistë apo demokratë. Kam takuar prej shumë kohësh demokratë, njerëz të cilët e kanë votuar prej shumë kohësh PD, që kanë të gjitha arsyet e botës që të kenë bindjet e tyre, dhe që më kanë thënë boll. Poshtërimi që po i bëhet të gjithëve si popull, nga këto mashtrime banale.

Si do ta organizoni demonstratën e së premtes?

Askush nuk duhet të trembet, gjithkush duhet thjesht të jetë aty dhe të vij për t’i nderuar ata që s’janë më, por dhe për të afirmuar me praninë e tij, me qytetarinë e tij, me fuqinë për të besuar tek e ardhmja, se ne nuk jemi një lëvizje për të marrë pushtetin me dhunë nëpërmjet rrugës. Ne jemi një forcë e madhe popullore, që do t’ja ndërpresim pushtetin, rrugën për ta mbajtur zap pushtetin me dhunë. Unë do të jem në krye të demonstratës, sot dhe gjithmonë, dhe ashtu si unë do të jenë bashkë me mua të gjithë ata që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë popullin dhe që sot, më shumë se kurrë, duhet të jenë bashkë. Sot më shumë se kurrë duhet të jem bashkë me popullin, me një shprehje të fuqishme të rezistencës paqësore, por me rezistencën ne nuk tërhiqemi asnjë milimetër nga rruga jonë dhe nuk duam t’ia dimë fare për këto lloj banalitetesh, për këto lloj kërcënimesh që mund të trembin ndonjë pulë në Viçidol, por nuk mund të trembin dot popullin shqiptar. E kam thënë dhe po e përsëris, dhe e them me zemër, u them gjashtë fëmijëve jetimë, të prindërve që nuk u kthyen më nga demonstrata, të cilin pushteti i vjedhur dhe regjimi i kusarisë dhe matrapazllëkut e ktheu në një tragjedi, se jeta e baballarëve të tyre nuk vlen më pak se jeta ime.

Kur morët vesh për tre viktimat, a patët një farë brerje ndërgjegjeje, si qytetarë, që këta njerëz që unë i thirra në demonstratë, i vranë?

Pata shumë më të fortë bindjen se kjo është një betejë e drejtë, se është një betejë me një pushtet që edhe vret, është një betejë me një pushtet që vret, jo sepse ka një idealizëm vrastar, si ai i regjimeve diktatoriale, por sepse është një pushtet që vret sepse e ka vjedhur kaq shumë këtë popull, sa ka frikë, siç ka frikë djalli nga temiani. Thonë që hajduti edhe vret. Kjo është arsyeja pse ata tre u vranë dhe kjo është arsyeja pse nuk ndalemi dhe pse ne nuk mund ta lëmë Shqipërinë, që të kthehet në një bajrak të kusarëve dhe matrapazëve.

Sot patën një konferencë të përbashkët, kryeprokurorja Ina Rama dhe Ambasadori amerikan, Arvizu, ku u deklarua se do të ketë ekspertizë ndërkombëtare për zbardhjen e kësaj ngjarje. A ju duket normale?

Jo, s’më duket fare normale që Ambasadori amerikan të jetë bashkë me një bashkëpunëtore në një puç. Pra, Ina Rama është akuzuar se ka marrë pjesë në puç.

Që të komentojmë atë që thotë Saliu nuk ja vlen, por ja vlen të komentojmë ato që bën Saliu. Dhe ato që Saliu bën në këtë rast, është nxjerrja e Gardës dhe Policisë së Shtetit nga korniza e vet ligjore, nxjerrja në tokë të hapur, në det të hapur, në qiell të hapur. Në momentin kur kryeministri merr përsipër të ndalojë ekzekutimin e urdhër-ndalimeve të prokurorisë, cilado qofshin arsyet, ne nuk jemi më në kushtet kur i thuhet se policia të hetohet nga forca e ligjit dhe që Garda Republikane nuk përbën një kërcënim për jetën e njerëzve, në kushtet që flasim. Ky quhet grusht shteti në fakt dhe jo ai me çadra dhe me shkopinj e pankartave të demonstruesve. Grusht shteti me çadra dhe ristela nuk ka. E vlerësoj shprehjen e solidaritetit që ambasadori amerikan i dha prokurores, si dhe aktin që parimisht shprehu për kërkesën e prokurorisë. Por përtej kësaj, unë dua të shpjegoj se ajo që Saliu thotë, nuk është thjesht të ruajë gjashtë komandantë që akuzohen për vrasje. Jo. Saliu kërkon të paralizojë tërësisht Prokurorinë e Përgjithshme, sepse nuk i trembet thjesht asaj që do të vijë më pas, në rast se ekzekutohen këta urdhra ndalimi, por i trembet si djalli temianit, asaj që mund të vij nga verifikimi i videos- skandal, të zëvendësit të tij, të cilin ai e quan montazh. I trembet gjithashtu të gjitha atyre çështjeve të tjera, që prokuroria ka detyrimin dhe që prokuroria nuk mund t’i shmangë, për ministra dhe deputetë të përfshirë në megaskandale.

Protesta e homazhit, do të jetë e fundit?

Si protestë e homazhit, me shpresë të Zotit, do të jetë e fundit, si protestë do të jetë e dyta.

Deri kur do jetë e fundit, çfarë duhet të ndodhë që të jetë e fundit?

Duhet një zgjidhje e re, duhet një rrugë e re, duhet një hapësirë e re, ku Kushtetuta, ligji dhe të gjitha garancitë që burojnë nga domosdoshmëria për të bashkëjetuar në një demokraci, të rilindë dhe ku askush të mos ndjehet i huaj në atdheun e tij dhe askujt të mos i thuhet bastard në atdheun e tij dhe për askënd të mos rezervohet dhuna shtetërore. Të gjitha këto, për një arsye të vetme, se dikush apo disa mund ta privatizojnë atdheun e përbashkët. Shqipëria nuk mund të privatizohet dhe të kthehet në bajrak të një bajraktari, dhe të një toge vrasësish. Kjo s’ka për t’u realizuar, për çfarë do lloj çmimi. Unë jam bashkë me të tjerët, në këmbë të kësaj lëvizje, që nuk ka qëllim për të marrë pushtetin nga rruga.

Çdo bëj grupi parlamentar, do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit?

Parlamenti duhet të jetë vendi ku opozita duhet të shkojë dhe të respektohet dhe ku mazhoranca nuk duhet të shkojë, për të dhunuar dhe përdhunuar opozitën, por për t’i dhënë llogari opozitës.

A mund të kemi zgjedhje më 8 maj, me këtë tablo?

Si mund të bëhen zgjedhje më 8 maj, nëse është kjo tablo. Ne kërkojmë zgjidhje të re politike, që nuk privilegjon PS, por i jep mundësi palëve që të rikompozojnë hapësirë politike. S’kemi paragjykime. S’ka asnjë dyshim që nuk jemi për të nxjerrë jashtë ligjin, qeverinë dhe PD. Jemi për të garantuar hapësirën që na takon. Kjo kërkon zgjidhje kompromisi, që imponon horizontin, zgjedhje të parakohshme.

Kur duhet të zhvillohen këto zgjedhje të parakohshme?

Jemi të hapur për negociata

A do të kandidoni për Bashkinë e Tiranës?

Po flasim, se a do bëhen zgjedhje apo jo? Por në kohën e duhur, do marr vendimin e duhur

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›