Ndarja Rama-Meta, pasi ky i fundit kërkoi kryeministrinë e 15 deputetë
Kabllogramet e ambasadaës amerikane flasin edhe për prishjen e marrëdhënieve të Ramës dhe Metës. Në një prej tyre thuhet se Rama prishi marrëdhëniet me Metën, pasi ky I fundit kërkoi që të bëhej kryeministër dhe LSI të kishte 15 deputetë.
Që pas zgjedhjeve të vitit 2005, kreu i LSI-sëMetaka kaluar dhimbje të mëdha për ti provuar besnikërinë e tij koalicionit me pesë parti të opozitës. Tërheqja e Metës nga koalicioni me PS-në është cilësuar si shkaku përse e majta humbi pushtetin dhe PD-ja krijoi koalicionin qeverisës. Sipas kontakteve tona,Metaështë takuar me Ramën në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës dhe i ka paraqitur kërkesa konkrete siç është rritja e numrit të deputetëve të LSI-së nga 5 në 15 në zgjedhjet 2009. Mësohet se ai ka paraqitur një pakt edhe për postin e kryeministrit. Kërkesat i janë rrëzuar.
Menjëherë sapo ka lënë takimin,Metai xhindosur nisi sulmet publike ndaj integritetit të Ramës dhe legjitimitetit të tij si anëtar i PS-së ose i të majtës. Ai vlerësoi vlerat e socializmit të vërtetë dhe kontributin që kanë dhënë qeveritë e PS-së, thuhet në një kabllogram të ambasadës amerikane.