Edi Rama: Paratë e lotarisë kombëtare do i përdorim për rilindjen e sportit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi pas lajmit se David Cameron, kryeministri britanik, ka premtuar se me paratë e lotarisë kombëtare do vijojë të financohet sporti në vend.
Mbyllja e Olimpiadës magjike të Londrës lë pas një reflektim: Shkëlqimi i skuadrës britanike ka në bazë financimin nga Lotaria kombëtare!
I jemi referuar me kohë shembullit të Britanisë së Madhe kur kemi folur për lotarinë kombëtare e jemi te bindur se kjo është rruga e duhur.
Reflektim për skeptiket mbi programin e PS: Me lotarinë kombëtare në dispozicion të sportit e rinisë, ne do ta rilindim sportin shqiptar, tha Rama.