E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama nuk e heq imunitetin se ka frikë nga drejtësia

Partia Demokratike deklaroi sot se opozita nuk e pranon heqjen e imunitetit pasi ka frikë nga drejtësia.

Dy ditë më parë në një takim me të rinjtë eurosocialistë në Jalë, ish – Kryeministri Pandeli Majko zbuloi para shqiptarëve shkakun e vertetë të bllokimit më datë 6 gusht nga Z. Edi Rama të heqjes së imunitetit dhe bllokimit të statusit të vendit kandidat. Pyetjes së njerit prej të rinjve se përse Partia Socialiste blloko më datë 6 gusht heqjen e imunitetit dhe statusin e vendit kandidat për Shqipërinë z. Majko iu përgjigj troç se: Partia Socialiste nuk mund të pranojë heqjen e imunitetit për faktin se këtë e pranojnë ministrat të cilët sipas tij paskan të tyre gjykatësit dhe prokurorët. Me një fjalë Zoti Majko pohoi publikisht dhe haptas se është frika e z. Rama dhe deputetëve socialistë nga drejtësia, ligji dhe zbatimi i tij, shkaku themelor i bllokimit nga ana e tyre e heqjes së imunitetit dhe të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, tha zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi.

Ajo tha se PS nuk mund të pranojë heqjen e imunitetit pasi tmerrohet nga fshehja e pasurive.

E vërteta absolute është pra të dashur qytetarë, se miliardierët në krye të Partisë Socialiste dhe z. Rama që e ka kthyer Partinë Socialistet në një SHPK të miliardirëve të saj, nuk mund të pranojnë kurrë të heqin imunitetin sepse tmerrohen nga e pasuritë e tyre të paligjshme, origjina e tyre nga fshehja e taksave, kontrabanda, grabitja e trojeve dhe pronave të të tjerëve, ndërtimet pa leje dhe trafiqet kriminale.

Në tmerrin nga ligji dhe verdikti i drejtësisë për pasuritë e tyre të paligjshme, origjinën e tyre të dyshimtë, qëndron shkaku themelor i refuzimit nga Qeveria dhe deputetët socialistë në vitin 2003 të propozimit të Partisë Demokratike, asokohe në opozitë, për heqjen e imunitetit.

Rikujtojmë ketu se në ato vite qeveria e zotit Rama kishte vendosur në krye të të gjitha institucioneve të vendit militantë ekstremistë të Partisë Socialiste.

Kështu qeveria socialiste hodhi poshtë në vitin 2003 propozimin e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit edhe pse në krye të Gjykatës së Larte dhe Gjykatës Kushtetuese ishin dy ish-antarë të kryesisë së Partisë Socialiste, zotrinjtë Thimio Kondi dhe Fehmi Abdiu, dhe në drejtim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ishte ish-ministri socialist z. Ilir Panda, tha zëdhënësja e PD.

Ajo shtoi se PS kërkon të bllokojë edhe referendumin për heqjen e imunitetit.

Ky zbulim i  hapur i z.Majko, paralajmëron haptas shqiptarët se z. Rama dhe kupola e miliarderëve të Partisë Socialiste jo vetëm që nuk do të pranojnë thirrjen e referendumit por ata do të bëjnë gjithçka, do të përdorin të gjithë pasuritë e tyre të mbrojtura nga muri katran i korrupsionit për sabotimin e tij.

Partia Demokratike deklaron edhe nje herë publikisht se asgjë nuk do të mund të bllokojë të drejtën e qytetarëve të lirë shqiptarë për të zhveshur me votën e tyre zyrtarët e këtij vendi nga imuniteti, maska dhe mburoja e zezë e pasurimit të tyre të paligjshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›