E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, Pierre Bourdieu & Twitter

Nga Roland Ilia

Ka kohe qe ne opinionin publik shqiptar duket disi e çuditshme qe shefi i opozites Z. Edi Rama per nje periudhe, qe per hir te se vertetes nuk e mbaj mend ekzaktesisht kur mund te kete filluar, ka nisur te transmetoje komentet dhe opinionin e tij ne lidhje me ngjarje kryesisht politike, por edhe kulturore e sportive, sociale e ceshtje te jetes se perditshme nder te tjera edhe ne Twitter nje forum social online, te cilin pak kush nuk e njeh dhe jo shum kush nga ne shqiptaret e kuptojne. E meqe behet fjale per ceshtje kuptimi, zgjodha pikerisht nje avant-garde te shkencave sociale ne rang boteror, sociologun e famshem francez Pierre Bourdieu per te mund te sqaruar e kuptuar me teper ne kete drejtim.

Sipas Bourdieu-se mediat ne pergjithesi dhe ato vizive ne vecanti perfaqesojne nje univers, qe eshte i kapluar nga frika se po e merzit publikun dhe nga stërmundimi per te qene me cdo kusht zbavites. Te qenit zbavites sidomos ne kontekstin e informacionit politik kerkon nga mediat ne pergjithesi daljen nga homogjeniteti i nje informacioni qe ashtu uniform paraqitet nga te gjithe me te njejten permbajte, mirepo kjo dalje te shpie ne deformim te shumices se deklaratave fillestare. Mjafton te përmendim faktin se kur doli raporti i OSBE/ODIHR per zgjedhjet e përgjithshme parlamentare apo ato lokale, rralle kush i referohej dokumentit origjinal, shumica i referoheshin versionit qe jepte ky apo ai televizion ne lidhje me raportin ne fjale. Te gjithe ishin bere ithtare te Nietzsche-s qe thoshte se nuk ka te verteta por vetem interpretime.

Prape na ndihmon Bourdieu me kritiken e tij te mprehte e logjike kur pretendon se televizioni ne pergjithsi posedon nje lloj monopoli faktik ne manipulimin e trurit te nje pjese te madhe te opinionit publik, sepse televizioni vendos vete mbi ate se kush dhe cfare ekziston realisht shoqerisht dhe politikisht. Sipas filozofise se Berkeley-t te jesh ne politike do te thote te merresh ne konsiderate nga te tjeret dhe te merresh ne konsiderate nga te tjeret do te thote te dalesh sa me shume neper televizione, ti nënshtrohesh nje rregulli ku mendimin duhet ta formulosh per ca sekonda sepse perndryshe te nderpritet fjala, nuk mund ti rikthehesh temes se meparshme dhe duhet ti pershtatesh skenarit teatral te ndonje spikeri qe smund te dale nga skema e diktuar. Nje skenar te tille teatral e kemi pare ne pseudo debate te organizuara me nje qellim politik te caktuar qe prishin natyrshmerine e komunikimit. Do mundesh te mbijetosh nese je nje xhungler intelektual fast thinker apo shpeshhere dhe sofist. Te gjithe kritiken e tij per mediat vizive

Bourdieu edhe per vete e bente ne televizion, dhe me te drejt e quante nje metode te tille nje paradoks, por per te ishte thjeshte nje menyre per te zgjeruar audiencen, pasi njerezit qe degjonin me admirim leksionet e Prof Bourdieu ne Paris nuk i zinte salla. Shpeshhere edhe mesazhet e Twitter-it te shefit te opozites pasqyrohen ne televizionet lokale e kombetare, por ama origjinalin mund ta verifikosh gjithmonë online. Eshte ajo qe Bourdieu e quante censure e padukshme, e cila ne kete rast zhduket duke u bere ti vete burim dhe transmetues i lajmit.

Duke prekur ato tema qe vete mendon se i interesojne shtreses se gjere te publikut, sidomos atij publik qe ti perfaqeson politikisht. Opozita nuk ka pushtet faktik shteteror, qe te mund te ndryshoje apo drejtoje me mire zgjidhjet ndaj problemeve te caktuara, por pushtet simbolik dhe sipas Bourdieu pushteti simbolik ekziston atehere kur me fuqine e fjales ke mundesi ti japesh jete gjerave. Kete po perpiqet te beje shefi i opozites ne nje vend ku liria e medias ne pergjithesi shenon regres.

Ne rast se kemi vershtiresi te kuptojme Bourdieu-ne e famshem, sepse vjen nga Parisi i larget, atehere le te mirekuptojme me mesazhet e tij ne Twitter shefin e opozites shqiptare!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›