Saliu noton 107 minuta me tepër se qeni
Me kryeministrin Sali Berisha po ndodh çudia: Sa më shumë plaket e rrjedh nga trutë, aq më shumë po i shtohet forma dhe forca fizike, tamam si sportist 25 vjeçar, në kulmin e karrierës. Edhe këtë vit ai e tregoi formën e vet të lartë sportive e fizike, madje në not. Ashtu si në PD, pa asnjë konkurrent (por veç me zëdhënësen e tij që kronometronte kohën), kryeministri vetë-vendosi një rekord të ri në not, me 9 minuta notim pa ndalesë, më tepër se vitin e kaluar.
Kryeministri Sali Berisha, i cili faktikisht ka hyrë në moshën 69 vjeçare (ka lindur në korrik e jo në tetor 1944), ka qëndruar këtë fund korriku plot 141 minuta në ujë, duke notuar. Madje sipas tifozëve (oborrtarëve) që e kanë ndjekur, oficerët e Gardës e polumbarët që e shoqëronin dhe e mbanin nën ujë në këtë garë, kanë mundur të notojnë pa pushim vetëm 43 minuta dhe janë zëvendësuar me eskortë tjetër të gatshme e më pas me një tjetër. Edhe polumbarët janë zëvendësuar me 5 ekipe të tjera të gatshme, mbasi bombulat e oksigjenit të tyre, teknikisht kanë furnizim vetëm me 30 minuta. Janë dashur tre eskorta e grupe të gatshme notimi dhe 5 ekipe polumbarësh, që të përballonin kryeministrin rekordmen deri në fund të garës së notimit prej 141 minutash.
Ndërkohë, sipas jurisë së kësaj gare noti, rezulton se dhëndri i tij 40 vjeçar, ka rezistuar në det vetëm 21 minuta. Djali i tij Shkëlzeni, ka rezistuar 23 minuta. Shoku i djalit, prefekti i Tiranës, ka rezistuar vetëm 20 minuta. Ndërsa Fevzo që e ka shoqëruar Saliun në këtë garë historike, ka rezistuar vetëm 17 minuta. Madje edhe kamerave të TVSH e TV-Klan, u janë ndërruar kasetat e batëritë, mbasi janë nga 60 minuta, ndërkohë që bateria e kryeministrit notar rekord, rezistoi deri në 141 minuta.
Se sa milje not ka bërë kryeministri Sali Berisha në këtë rekord, kjo ende nuk dihet. Por dihet fakti, që ai ka shtuar me 9 minuta më tepër kohën e notimit në krahasim me korrikun e vitit 2011.
Sipas të dhënave që dalin nga departamenti i rekordeve të Saliut në kabinetin i kryeministrit, në muajin gusht të po këtij viti, ai ka deklaruar se do ta thyejë edhe rekordin e 141 minutave, si një dhuratë të çmuar historike për 100 vjetorin e Pavarësisë. Ne nuk e dimë se ku po e bën stërvitjen e notit kryeministri Sali Berisha për rekordin e ri të gushtit, por dimë që kjo është vërtetë një tregues për efekte studimi në lidhje me rigjenerimin fizik të pleqve të moshës tretë, sidomos kur dihet që kryeministri ynë, pas 3 vitesh trajnim ka kaluar vetëm fazën fillestare të mësimit në not qeni.
Sinqerisht, vitin e kaluar e përcolla me indiferentizëm rekordin e Saliut në not, me mendimin që kryeministri ynë është personash objekt barsoletash, madje që i krijon vetë për veten, që i publikon vet dhe që qesh e tallet vetë me to. Ndërsa këtë vit, kur e dëgjova që TVSH e TV-Klan hapën lajmet e ditës me rekordin e ri të notit me 9 minuta më tepër, të vendosur prej kryeministrit, të them të drejtën shtanga, vura duart në kokë e nisa të pyes veten:
- Si është e mundur, që një njeri, i cili ka 9 vjet që ka hyrë në moshën e tretë, arrin rekord noti që nuk e arrijnë dot as sportistët e notit?!
- Si është e mundur, që një plakush, i cili deri në vitin 2009 nuk dinte not, tashmë të notojë e të qëndrojë në ujë 3-18 herë më tepër se kafshët e ujit?!
Vitin e kaluar kur kryeministri arriti rekordin 132 minuta not, i mahnitur për këtë çudi shqiptare, unë publikova disa krahasime të aftësive fizike e notuese, të bëra mes Sali Berishës, sportistëve dhe kafshëve që kanë lidhje me ujin dhe notimin në ujë.
Ja krahasimet e marra nga bisedat me një mjek dermatolog, me një trajner-specialist noti dhe me një studiues biolog:
Mjeku dermatolog, thotë:
Rekordi i Saliut me qëndrim 141 minuta notim e qëndrim në ujë deti (me kripë), futet në rastet e veçanta që duhen studiuar shkencërisht nga ana mjekësore, për të verifikuar risi të reja tek organizmi i njeriut, për katër arsye:
- Saliu ka notuar pa pushim për 141 minuta, ose 2 orë e 21 minuta, duke mos dalë asnjë sekondë nga uji. Në rastin konkret, për aftësinë moshore të lëkurës që ka, do të kishte dalë nga uji me lëkurë të dekompozuar, mbasi lëkura trupore e një 69 vjeçari sa është Saliu, pëson një kalbje fillestare në shkallën 35-40%.
- Fakti shkencor, që biologjikisht lëkura e një 69 vjeçari është 75% e degraduar, uji i kripur i detit, ka aftësinë ta gërryejë.
- Shkencërisht, edhe lëkura e shëndoshë e një 20-25 vjeçari, mund të përballojë qëndrimin në ujë vetëm për 45 minuta, mbasi pas kësaj kohe, fillon e dekompozohet lëkura sipërfaqësore e trupit.
Trajner-specialisti i notit, thotë:
- Kryeministri Sali Berisha deklaron se ka notuar 141 minuta në det, kur siç dihet noti është sporti me i lodhshëm fizik, mbasi ka në aktivitet total e të pandalshëm gjithë muskujt, gjithë organizmin.
- Sipas testeve që janë bërë me njerëz të zakonshëm (jo sportistë) në SHBA, Kinë e Japoni (në pishinë jo ujë me kripë), ka rezultuar kështu:
- Një 20 vjeçar, ka notuar pa pauza qëndrimi mbi ujë vetëm 51 minuta.
- Një 30 vjeçar ka notuar vetëm 43 minuta.
- Një 40 vjeçar ka notuar vetëm 38 minuta.
- Një 50 vjeçar ka notuar vetëm 32 minuta.
- Një 60 vjeçar ka notuar vetëm 19 minuta.
- Një 70 vjeçar ka notuar vetëm 11 minuta.
- Në Shqipëri, rezulton rekordi, që një njeri jo sportist në moshën 69 vjeçare i quajtur Sali Berisha, ka notuar pa ndalim 141 minuta.
- Ku rekord mund të arrihet nga sportistë të moshës 20-25 vjeçare, të stërvitur me nga 6-8 orë në ditë në ushtrim intensive noti dhe me ambientim relaksues në qëndrim ujor me nga 6 orë në ditë.
- Ky rekord mund ta arrihet nga sportistë maratonistë noti 20-25 vjeçarë, të cilët trajtohen e stërviten në kushte të kompletuara sportive noti dhe në mjedise të shkëputura fizike e psikologjike, pra të pa angazhuar e të pa shqetësuar nga asnjë problem tjetër i jashtëm ndikues.
Biologu, thotë:
Nga të dhënat që ka literatura, kemi të fiksuar disa studime mbi rekordet, ose më saktë mbi të dhënat për aftësinë fizike të kafshëve ujore, që kanë bashkëjetesë aktive dhe me tokën. Konkretisht rezulton kështu:
- Bretkosa qëndron në ujë 110 minuta, nga të cilat vetëm 17 minuta i ka notim.
- Rosa qëndron në ujë vetëm 54 minuta, nga të cilat vetëm 39 minuta i ka notim.
- Foka qëndron në ujë vetëm 39 minuta, nga të cilat vetëm 27 minuta i ka notim.
- Hidra qëndron në ujë vetëm 41 minuta, nga të cilat vetëm 27 minuta i ka notim.
- Pinguini që
