E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Referendum? Ta pyesim popullin për gjithë paketën e ndryshimeve

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është përgjigjur menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha se mazhoranca do kërkojë referendum për heqjen e imunitetit.

Referendum për imunitetin? Gati ta pyesim popullin për gjithë paketën e ndryshimeve kushtetuese për drejtësinë, ky do ishte referendumi real! shkruan Rama.

Përderisa për imunitetin kemi rënë dakord e për ndryshimet e tjera Saliu fshihet, le ti ballafaqojmë hapur me popullin vizionet e argumentet!

Kështu le tua lëmë shqiptarëve ta ndajnë a duhet ndryshuar në Kushtetutë vetëm pika e imunitetit apo edhe propozimet e tjera të opozitës!

Si thua Sali? Nese ke kurajo jo për t’u tallur me popullin, po për t’u ballafaquar me opozitën përpara popullit, eja bëjmë referendumin!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›