E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet ne Kuvend per kufizimin e imunitetit PS e PD mbrojten qendrimet

Bllokimi i amendamenteve kushtetuese për kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë ka orientuar mazhorancës drejtë një zgjidhjeje tjetër kushteuese, referendumit popullor. Në mbyllje të seancës maratonë prej gati 7 orësh kryeministri Berisha deklaroi se shumica qeverisëse, nismëtar prej afro dhjetë vitesh e kësaj nisme, nuk tërhiqet, dhe sfidoi Partinë Socialiste me apelin ndaj elektoratit opozitar për të rrëzuar ata murin e imunitetit dhe të korrupsionit në vend, mur që sikundër u shpreh Berisha në këtë seancë deputetë e majtë e ngritën dhe më shumë. 
Kryeministri Berisha rreshtoi gjatë fjalës së tij të gjitha momentet historike të  vendit në të cilat Partia Socialiste në mënyrë tradicionale ka ndjekur vetëm strategjinë e bllokimit. Kjo po ndodh për të tretën herë me statusin e kandidat, ndodhi me heqjen e vizave dhe me marrjen e ftesës në NATO, në të njëjtën psikologji të partisë së punës, kur socialistët ishin edhe kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin Europës në fillim të viteve 90.
Opozita paralajmëroi se nuk do të votonte që në çelje të seancës, pasi sipas tyre kufizimi i imunitetit është i pamjaftueshëm për të luftuar korrupsion pa një reformë në drejtësi që gjithashtu kërkon ndërhyrje në Kushtetutë dhe kjo ndërhyrje sipas Xhafës nuk mund të bëhet një herë në gusht e një herë në shtator. Por kjo sipas Kryeministrit është vetëm frikë e socialistëve nga vetja e tyre. Përgjatë gjithë diskutimeve të tyre ligjvënësit socialistë u përpoqën të argumentojnë qëndrimin e tyre për të shtyrë këtë votim. Ndryshe erdhën në seancë deputetët e mazhorancës ku veç gadishmërisë për të votuar këtë nismë, i rikërkuan opozitës që t’i hapë rrugë bllokimit të statusit. 
“Nuk bëhet fjalë vetëm për kufizim imunitetit, por dhe për reformën në drejtësi, ndaj PS është e vendosur t’i qëndrojë vullnetit politik për kufizimin e imunitetit, por dhe të reformës në drejtësi më ndërhyrjen në BE”, u shpreh Xhafa gjatë fjalës së tij.
Drafti për kufizimin e imunitetit u arrit me konsensus pasi Partia Demokratike u hapi rrugë rreth 90% të propozimeve të socialistëve. Sipas këtij drafti që kryeministri paralajmëroi t’i nënshtrohet një procedure referendare tashmë imuniteti i deputetëve dhe zyrtarëve do t’i mbronte ata vetëm gjatë ushtrimit ët funksionit. Autorizimi i Kuvendit do të kërkohej vetëm për kontrollin e banesës apo arrestimin, ndërsa për çdo rast tjetër prokuroria ishte e lirë të hetonte pa njoftuar Kuvendin njësoj si për çdo qytetar shqiptar. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›