E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ju bllokoni imunitetin ne i drejtohemi qytetareve per heqjen e tij

“Ka një vullnet nga opozita, bllokim, bllokim, bllokim. Mendoni se do ta fitoni këtë betejë. Kurrë. Kjo betejë do fitohet nga ata që janë të vendosur për një standard të ri moral. Nëse ju sot u bëtë bllok dhe lartësuat murin e korrupsionit dhe imunitetit dhe se nesër forca ime politike, mazhoranca jonë do ti drejtohet popullit për referendum popullor për heqjen e imunitetit. Besimi jonë i palëkundur është tek qytetarët e vendit. Të gjithë do të votojmë së bashku për një plebishit të vërtetë heqjen e murit të korrupsionit. Kjo seancë finalizohet me zotimin solemn se do të ecim drejt referendumit popullor”, me një frazë të tillë, kreu i mazhorancës qeverisëse përmbylli fjalën e tij në fund të seancës maratonë të zhvilluar sot ku pritej të votohej për heqjen e imunitetit. 
Ndërkohë që përgjatë kësaj seance, shefi i qeverisë ka marrë disa herë fjalën duke rradhitur arsyet se përse duhet të votohej një nismë e tillë. 
Kryeministri, Sali Berisha ka apeluar sërish për të votuar heqjen e imunitetit, por kësaj radhe duke akzuar ashpër ligjvënësit socialistë. Sipas tij, mos votimi i tyre në seancën e posaçme bëhet për të mbajtur mburojën, që i mbron ato nga trafiqet e paligjshme. 
“Mos ta kthejmë këtë sot në seancë mashtrimi për qytetarët shqiptarë. Zoti  Xhafa ju doni të bëhet në shtator, por në fakt ju bllokoni sot statusin për të tretën herë dhe caktoni atë pushtet që shqiptarët nuk ua japin. Caktoni si kusht që ju të bllokoni shtetin dhe të kapni institucionet kushtetuese dhe këtë e bëni me qëllime më të papranueshme për shqiptarët. Presidentin e morën ata të cilët në përputhje me Kushtetutën kishin votat, dhe ju kur hoqët 3/5 për Presidentin e bëtë se besonit se kryetari juaj do ishte kryeministri i radhës dhe njëri nga ju presidenti i radhës. Unë s’e bëra këtë e bëra për t'i hequr një nen krize Kushtetutës së vendit”, vuri në dukje Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë seancë.  
Sipas Berishës, Në vlerësimin e Kryeministrit janë piëkrisht deputetët milionerë të PS ato që e përdorin imunitetin për transporte të dyshimta, lëvizje trau në dogana. 
“Ju duhet imuniteti për në dogana, për ilaçet të kërcënoni doganierët të lëvizin traun. Ju ikën bamirësat e Topit. Nuk e doni korrupsionin, atëherë urdhëroni ta lëvizim imunitetin”, nënvizoi Berisha. 
Njëkohësisht, kreu i qeverisë u kërkoi ligjvënësve socialistë që të jenë realistë dhe të respektojnë rregulloren, duke hedhur poshtë pretendimet e tyre për vendosjen në mënyrë arbitrare të datës 6 gusht. 
“Xhafa në 12 korrik nuk thotë një fjalë dhe nuk kundërshton kur caktohet data 6 gusht. Më vonë del Xhafa që thotë pastaj se data 6 gusht u caktua nga Sali Berisha. Ky parlament ka një regjistrim zanor dhe me kamer dhe mund të japë fillimin dhe miratimin e kalendarit në 12 korrik. Në këtë datë u votua se do të jetë 6 gushti seanca në të cilën do të votohen amendamentet e Kushtetutës, pasi kërkohej koha e shkurtuar e dy amendamenteve”, sqaroi Kryeministri. 
Por, pas diskutimeve maratonë, ku palët mbajtën të njëjtat qëndrime mbi çështjen e imunitetit, Kryeministri Berisha kërkoi nga parlamentarët që mos shndërohet në një seancë hipokrizie.
“Vij sot këtu i qetë, kam qenë në opozitë në vitet në të cilat ju më keni akuzuar për krime kundër njerëzimit. Dorëzova 10 vjet më parë kërkesën dhe draftin për të hequr imunitetit dhe ju refuzuat. Vazhdoni të refuzoni. Çfarë justifikimi mund të kemi ne para qytetarëve. Sapo u arrit ujdia për reformën elektorale avancova imunitetin, kjo është kryepika në rekomandimet e KE-së. 
Dua ta shndërrojmë këtë ligj në fitore të përbashkët”, u shpreh Berisha. 
Ndërkohë nisur nga argumentat e sjella nga ligjvënësit socialistë, për shtyrjen e kësaj çështje, kreu i qeverisë zgjodhi që tu kundërpërgjigjet atyre përmes fjalëve me konotacion ironik.
“Ju u thoni qytetarëve se jemi hajdutë, kurse ne kemi dorë, por dora jonë është imunitare. Revolet tona janë imunitare, makinat tona janë imunitare. Pallatet dhe resortet ona janë imunitare. Ne heqim imunitetin por nuk votojmë heqjen se kemi kompani, lojra fati, ku është ai i kullave, që i griu qytetarët”, nënvizoi Kryeministri. 
Pasi dëgjoi të gjitha diskutimet në Kuvend dhe pasi opozit6a përfundimisht nuk pranoi të votojë në këtë seancë, Kryeministri Berisha bëri dhe përkufizimin mbi qëndrimin  e saj. Sipas tij, bllokimi është motoja e Partisë Socialiste, e konkretisht e lidershipit të saj. 
“Me gjithë rëndësinë e këtij ligji për të çelur dyert e integrimit evropian, prej orës 10: 30 ngritët tullë pas tulle, gur pas guri murin e bllokimit, dhe përsëritën në mënyrë unanime se do bllokojmë imunitetin. Ju besoni se me diskutimet tuaja ju keni ngritur murin më të trashë, keni dëshmuar se disa plane të qarta të forcës suaj politike të udhëheqjes së saj. Së pari në të gjitha diskutimet spikat vullneti negativ për bllokimin, vazhdoni kshu një traditë”, vlerësoi Berisha.
Madje, në këtë linjë, kreu i mazhorancës duke argumentuar këtë qëndrim, risolli në kujtesë momentet më të rëndësishme për vendin në Kuvendin e Shqipërisë, ku emëruesi i përbashkët i tyre ishte pikërisht bllokimi nga ana e ligjvënësve socialistë.   
“Sot u përballen dy kultura, mendoni se shqiptarët kanë hartuar bilbilat dhe dajret, në Kuvend, kur Europa kërkonte të firmoste marrëveshjen e stabilizim-asocimit. E shhini se si ju transformoi ai në sallën e parlamentit, ju tjetrësoi tërësisht. Në vitin 2007, kur ne po bënim gjithçka për një President konsensual, ai bënte gjithçka për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Bëtë të njëjtën gjë dhe për ftesën në NATO dhe për statusin e vendit kandidat në BE” nënvizoi shefi i qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›