E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Sot është ditë historike

 

Edi Rama Kreu i PS-së mbajti një konferencë për shtyp. Ai kërkoi një minutë heshtje për Edison Durdën, 6-vjeçarin i cili humbi jetën në Itali për shkak të plagëve që kishte marrë nga shpërthimi i fabrikës së Gërdecit. Ai përmendi në mënyrë të veçantë marrjen e ftesës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO duke e cilësuar ditën e sotme një ditë historike. Ai ftoi të gjithë shqiptarët të bashkohen nesër me Partinë Socialiste në orën 18 00 në sheshin Skënderbej për të protestuar. Ai theksoi se anëtarësimi i plotë në NATO kërkon angazhim. Nesër në respekt të gjithë këtyre përpjekjeve historike e njëkohësisht vullnetit tonë të palëkundur për ta integruar Shqipërinë në botën perëndimore, parimet e të cilës sot i ndiejmë pranë ashtu sikundër për të kundërshtuar një politikë të padenjë, ftojmë të gjithë shqiptarët të marrin pjesë.

Rama deklaroi se të gjithë ata që ndajnë me ne këtë ëndërr, këtë mendim, ata me të cilët po flasim për një të ardhme të cilën na takon ne ta realizojmë e cila nuk mund të realizohet nga kjo qeveri, pasi rëndon hija e rende nje tragjedie, le të vijnë në shesh. “Jemi të bindur- tha ai- që nesër nuk jemi pak, jemi shumica dërrmuese e shqiptarëve që duan dhe meritojnë një jetë më të mirë. Bashkohemi me popujt e demokracisë, punojmë për një politikë qytetare”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›