E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhon Withers- Mirëseerdhe në NATO Shqipëri

Ambasadori amerikan në Tiranë ka komentuar marrjen e ftesës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Marrja e ftesës për anëtarësim nuk është vepër e jona-ka thënë ai- por është një triumf shqiptar”. Ai ka komentuar gjithashtu se shqiptarët punuan të gjithë së bashku për marrjen e ftesës për anëtarësim. Prandaj hyrja e Shqipërisë në Paktin e Atlantikut Verior është një fitore e të gjithë shqiptarëve.  Xhon Withers i ka dhënë mirëseardhjen Shqipërisë me fjalët “Mirëseerdhe në NATO Shqipëri”. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›