E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko- NATO-ja çelësi për të hyrë në BE

Politikani i majtë Pandeli Majko ka komentuar në lidhje me atë se çfarë përfiton Shqipëria me marrjen e ftesës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ai foli për sigurinë që do të gëzojë Shqipëria me marrjen e ftesës. Por ajo që ka më shumë rëndësi deklaroi ai është se NATO-ja i ofron shqiptarëve qytetarinë evropiane, të cilët ata e kanë pasur, por tani do të kenë mundësi ta gëzojnë me të drejta të plota. “Marrja e ftesës për anëtarësim është çelësi i parë më anë të të cilit Shqipëria do të marrë çelësin e dytë për të hyrë në Bashkimin Evropian”-tha Majko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›