Fier- Arrest burg për Niko Kapaj, qëlloi kryetarin e komunës dhe plagosi 2 policë.
Niko Kapaj dy ditë më parë qëlloi mbi kryetarin e Komunës së Frakullës Viktor Çervenaku me armë zjarri. Si pasojë e goditjes me armë zjarri, e tipit të armës së gjahut ai plagosi edhe dy policë. Avokati i tij mbrojtës kërkoi masën e arrestit të shtëpisë. Por sot me kërkesë të prokurorit Petrit Bukaj, Gjykata e rrethit gjyqësor të Fierit ka vendosur masën e arrestit të burgut ndaj Kapajt.