E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë- Agjencia Rajonale e Mjedisit, 5 firma ndërtimi jashtë standarteve

Agjencia Rajonale e Mjedisit në Korçë ka bërë disa kontrolle në 5 firma ndërtimi të cilat po punojnë  në superstradën Korçë Qafë-Plloçë. Pas kontrollit të bërë, këto firma kanë rezultuar së kanë dëmtuar mjedisin me materialet e ndërtimit dhe punojnë pa mjete sigurimi. Kjo ka sjllë pasoja edhe në jetën e kalimtarëve sipas vlerësimit që i ka bërë Agjencia Rajonale e Mjedisit të Korçës.  Afati që i ka lënë Agjencia pas kontrollit pwr rekuperimin e dwmeve është 15 prilli, ku pas kësaj date ato do të penalizohen me gjoba. Mësohet gjithashtu se kamionët e kësaj firme janë pa rrjeta mbrojtëse për dheun që transportojnë. Projekti i ndërtimit për superstradën Korçë- Qafë Plloçë ka nisur në janar 2008 dhe do të përfundojë në fund të vitit 2008, përkatësisht dhjetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›