E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama: Thelbesore vota e emigranteve Rozeta Rapushi

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ftoi dje emigrantet te behen pjese jo vetem e votimit ne zgjedhje, por edhe e diskutimeve dhe zhvillimeve politike e demokratike ne vend. Duke theksuar, se vota e tyre eshte pjese e rendesishme e programit te ri te socialisteve. Gjate nje vizite ne Selanik, Greqi, ku kreu i PS-se, Rama zhvilloi nje takim me shqiptare qe jetojne dhe punojne aty dhe prezantoi librin e tij "Kurban", ai u ndal edhe ne zhvillimet politike. Sipas tij, ne programin e PS, secili prej shqiptareve qe jetojne ne emigracion mund te jape kontributin e tij, pasi platforma politike e prezantuar ne kongresin e 5 nentorit ka ende nevoje per ide dhe kontribute. Rama shtoi se kontributi i emigranteve eshte i domosdoshem, pasi ata prej vitesh te tere jane jashte vorbulles se vogel te nje konflikti i cili eshte aty sepse ushqehet perdite dhe jo pa qellim sipas tij, por per ta mbajtur Shqiperine peng te nje vizioni dhe te nje mendesie shume te prapambetur. "Ne rast se deri me sot organizimi i emigranteve per te votuar ka qene nje histori sporadike me aq mundesi se kane ekzistuar ne grupe shume te vogla njerezish ne krahasim me bashkesine e madhe te emigracionit posacerisht ne Greqi, sot ky eshte nje imperativ per ju dhe per ne, per bashkesine ketu dhe per Shqiperine", u shpreh Rama. Sipas tij, plaga me therese eshte pikepyetja cdo te behet neser me emigrantet, si pjese e kesaj shoqerie qe po kalon nje krize te hatashme. "Ajo qe ne mund te bejme, eshte ajo qe mund ta bejme sebashku. Mund ta bejme sebashku duke degjuar prej jush, duke kuptuar prej jush, duke e bere pjese te programit tone ate qe ben sens si shqetesimi i perbashket i juaji. Ju besoj e keni ndjekur qe ne kemi shkruar nje program te ri. Ne ate program kemi nje pjese te posacme per emigrantet", shtoi kreu socialist. Ai vecoi faktin se eshte hera e pare qe nje program partie ka nje dedikim te posacem per emigrantet. Duke siguruar se eshte vetem hapi i pare dhe ai nuk eshte nje program i perfunduar, eshte thjesht baza e nje rruge deri ne zgjedhje. "Ne qofte se politika eshte e mire, cmimi eshte i ulet. Ne qofte se politika eshte e keqe, cmimi eshte i larte. Ne rast se ketu ju s'keni pasur shume per te bere ne kuptimin per ta influencuar politiken per arsye qe dihen, ne Shqiperi ju keni shume per te bere, per Shqiperine ju keni shume per te bere. Kjo do te thote qe ta mendoni veten pjese te procesit politik dhe te ndikoni dhe ndihmoni qe sa me shume prej jush te organizohen dhe te vijne per te votuar", ftoi Rama. Ai u beri thirrje te gjithe te pranishmeve qe sa me shume prej tyre, me cdo menyre, me cdo rruge, me cdo sakrifice te jene te pranishem ne diten e votimit. Kjo per faktin sepse sipas Rames, kjo percakton jo thjesht se kush fiton, por se si do te jete Shqiperia me ta dhe, sa Shqiperia do te jete ne gjendje ti degjoje, ti hape deren, ti mbeshtese dhe ti integroje." Ju e mbani mend sesi jeni pare ne fillim. Ne rast se sot shiheni shume me ndryshe sesi jeni pare ne fillim, kjo eshte merita juaj, nuk eshte merita e shtetit shqiptar. Shteti shqiptar ne 20 vjet nuk ka bere asgje te ngjashme me ate qe keni bere ju", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›