E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultatet e prekshme Nga Luan Rama

Levizja Socialiste per Integrim, si nje force politike e rendesishme dhe influente ne jeten politike te vendit, eshte perfshire prej kohesh ne nje proces shume te rendesishem, ne nje proces shume demokratik dhe europian qe ka te beje me ristrukturimin dhe riorganizimin teresor te saj ne te gjitha nivelet, ne te gjitha strukturat, e pare dhe e lidhur ngushte kjo me perballimin e sfidave te medha politike qe na presin ne kohen me te afert. Pjese shume e rendesishme e ketij procesi reformues dhe ridemensionues te Levizjes Socialiste per Integrim eshte fushata e zgjedhjeve qe po zhvillojme ne nje mori rrethesh dhe qarqesh te vendit, fushate kjo e dominuar nga fryma qytetare, nga konkurrenca luajale dhe nga transparenca e gares midis perfaqesuesve, individeve influente me reputacion dhe kredibel qe konkurrojne ne strukturat e LSI-se. Kjo faze, kjo fushate ka nje tipar dominant qe lidhet me faktin qe ka shume te rinj dhe te reja qe vijne dhe anetaresohen ne radhet e Levizjes Socialiste per Integrim, midis te cileve spikasin, ne menyre te vecante, njerez me rekorde qytetare dhe intelektuale, te njohura dhe te vleresuara edhe nga komuniteti dhe jo vetem nga strukturat e LSI-se. Rasti me i fundit eshte zgjedhja ne Konferencen e Shkodres e strukturave te LSI-se se ketij rrethi, fushate e fokusuar ne menyre intensive tek terheqja e mendimit intelektual dhe qytetar te qytetit dhe te gjithe rrethit te Shkodres sipas standardit dhe modelit qe ne krijuam ne Tirane dhe e gjitha kjo do te shtrihet pastaj ne te gjitha rrethet e vendit. Natyrisht qe kjo faze ka nje synim: Fitorja e Levizjes Socialiste per Integrim ne zgjedhjet e ardhshme politike ne vitin 2013, nga njera ane. Dhe nga ana tjeter, jo vetem te konsolidoje ate rezultat spektakolar qe arriti Levizja Socialiste per Integrim ne zgjedhjet lokale por edhe ta zgjeroje dhe ta rrise peshen dhe mbeshtetjen politike dhe elektorale te qytetare shqiptare ndaj LSI-se, jo vetem si force politike por c'eshte me e rendesishmja si nje alternative realisht evropiane, si nje alternative realisht prane dhe ne sherbim te qytetareve. E prekshme kjo gje ne menyre te vecante ne te gjitha ato kontribute qe ka dhene Levizja Socialiste per Integrim ku pa dyshim rezultati me brilant, rezultati me i prekshem per shqiptaret ka qene dhe mbetet ne kete kohe procesi i liberalizimit te vizave, levizja e lire e qytetareve shqiptare si qytetare te barabarte ne hapesiren Shengen te Bashkimit Evropian. Ky tregues dhe keto rezultate jane baza mbi te cilen ne e ndertojme dhe po e ristrukturojme te gjithe hapesiren e komunikimit tone me qytetaret dhe ne funksion te qytetareve dhe pikerisht per shkak te kesaj menyre komunikimi dhe per shkak te qenit shume konkrete ne permbushje te angazhimeve tona politike dhe qeverisese ne besojme qe edhe mbeshtetja e qytetareve do te jete gjithnje ne rritje dhe gjithnje edhe me e madhe. Ketu e ka forcen Levizja Socialiste per Integrim. Mbeshtetja qytetare dhe vota popullore eshte baza e faktorizimit tone politik dhe elektoral. Ne ditet ne vijim ne do te kemi te tjera veprimtari te kesaj natyre per te cilat natyrisht sipas praktikes tashme te njohur te komunikimit midis nesh, te LSI-se dhe te gjithe spektrit mediatik ne vend, ne do tua bejme te njohura dhe ju do te jeni prezent ne te gjitha keto zhvillime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›