E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama: Volonte u përfshi në fushatën e shpifjeve ndaj opozitës. Berisha të heqë dorë nga politika e sharjeve

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi pas njoftimit të Kryeministrisë ku thuhej se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luca Volonte, ka deklaruar se Rama u ka thënë atyre se është qeveria që po bllokon heqjen e imunitetit, ndërkohë që po e bllokon vetë tani.

Rama i quajti këto shpifje dhe tha se nuk është hera e parë që eksponentët e dorës së dytë të së djathtës evropiane bëhen pjesë e fushatave të shpifjeve ndaj opozitës.

Rama tha se ata do të votojnë heqjen e imunitetit pasi të diskutohen edhe ndryshimet e tjera kushtetuese.

Kryetari Edi Rama shpreh keqardhje për përmbajtjen e njoftimit të kryeministrisë mbi takimin e zotërinjve Berisha dhe Volonte.

Ai nënvizon se nuk është hera e parë që eksponentë të dorës së dytë të së djathtës europiane bëhen pjesë e fushatave denigruese ndaj opozitës shqiptare, krah për krah me Sali Berishën.

Megjithatë, sado të shpifë e shajë opozitën kryetari i Partisë Demokratike dhe çfarëdo isoje ti mbajë atij ndonjë i djathtë europian, Partia Socialiste ka bërë në këtë vit politik për integrimin europian e për statusin e kandidatit për Shqipërinë, aq sa asnjë opozitë ska bërë ndonjëherë më parë.

Përrallën e bllokimit të statusit nga opozita meqë socialistët kanë deklaruar se nuk votojnë në datën 6 gusht, zotërinjtë Berisha dhe Volonte mund tia tregojnë njëri-tjetrit apo atyre që u besojnë verbërisht, po asnjë shqiptari që shikon e që dëgjon me sytë e me veshët e tij.

Kryesocialisti Edi Rama e siguron opinionin publik dhe miqtë e partnerët ndërkombëtarë se Partia Socialiste mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj: Grupi parlamentar i opozitës do ta votojë pro kufizimin kushtetues të imunitetit, vetëm pasi të jenë diskutuar edhe ndryshimet e tjera kushtetuese të propozuara prej tij.

Me këtë rast Edi Rama i bën thirrje kryeministrit të heqë dorë nga politika e shpifjeve e sharjeve ndaj opozitës dhe ti hapë rrugë pa humbur kohë debatit për pjesën ende të padiskutuar të ndryshimeve kushtetuese që ka propozuar opozita, thuhet në deklaratën e Edi Ramës.

Ndërkohë, në deklaratën e qeverisë për takimin Berisha- Volonte, thuhej: Kryetari i Grupit Parlamentar të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës zoti Luca Volonte, u shpreh se ky bllokim nga zoti Rama i procesit të statusit është tejet i dëmshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Zoti Volonte theksoi se zoti Rama në takimin e fundit me përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kishte akuzuar qeverinë se nuk pranon heqjen e imunitetit, sepse me imunitetin mbron korrupsionin e zyrtareve të saj kurse tani rezulton se është ai dhe opozita që duke bllokuar heqjen e imunitetit mbrojnë korrupsionin dhe bllokojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›