E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama cullak (lakuriq)

10-04-2012 / Gazeta 55

Përpjekja për të likuiduar të gjithë ata që i bëjnë hije tek vatha e të majtës e ka zbuluar dje lakuriqësinë e kryesocialistit. Ai ka dalë cullak si drakula politike që po ha natën mysafirët e koalicionit shumëpartiak, sepse ushqen shpresën se do ta trashëgojë gjithë pushtetin për oborrin personal

“Mbreti” dhe “lakuriqi” mund të rrinë bashkë vetëm në përrallën e famshme të Hans Kristian Andersen. Çdo tentativë, biles edhe ajo e djeshmja e Edi Ramës për një përqasje të kësaj përralle të famshme me “realitetin” shqiptar, është pjesërisht e vërtetë. Dhe kjo e vërtetë lidhet thjesht dhe vetëm me “lakuriqin” (por jo mbret), ku Edi Rama është përfaqësuesi më dinjitoz i gjysmë personazhit të Hans Kristian Andersenit.
“Lakuriqi” (jo mbret) Edi Rama me një përvojë lakuriqësie edhe fizike, “lakuriqësinë” e tij e ka demonstruar shumë më herët.
“Lakuriqi” (jo mbret) Edi Rama, fillimisht u shfaq “lakuriq” para anëtarësisë së PS-së. Ndërsa erdhi në krye të PS-së me premtimin se do të bashkonte gjithë faktorët, shumë shpejt mosmbajtja e këtij premtimi e nxori “lakuriq” në sytë e anëtarësisë së PS-së, përpara të cilëve, jo që nuk u shndërrua në faktor bashkimi, por u shndërrua në faktor “spastrimi”. Por në këtë pjesë duhet thënë e pranuar se Edi Rama e ka një meritë. Merita e tij qëndron se me spastrimet në PS, ai ka kontribuar për demokracinë, duke i detyruar të ikurit, të tipit Gjergj Koja, Petro Koçi, së fundmi edhe Elmaz Sherifi, të formojnë të tjera parti bijëza, nga nëna PS.
Këtu ka një problem tjetër pastaj.
Sepse, ndërsa “lakuriqi” (jo mbret) Edi Rama është një kontributor për demokracinë, me nxitjen e krijimit të partive të reja, nga ana tjetër, atij nuk është se sa ia ndjen për këto parti, biles, biles edhe kur bën sikur i trajton si aleatë.
Këtu ka vend të evidentohet sjellja tjetër prej “lakuriqi” (jo mbret) e Edi Ramës, i cili premtoi se do të bashkonte opozitën, por sikurse po tregojnë ngjarjet e ditëve të fundit, pasi “i ngopi me lugë zbrazët” dhe i la aleatët jashtë parlamentit, tashmë, i ka përzënë edhe nga tryeza e opozitës, duke mbetur i vetëm dhe një “zjarrvënës-lakuriq” edhe në sytë e Skënder Gjinushit, Paskal Milos, Petro Koçit, Nard Ndokës…, etj..., pavarësisht se si, bie fjala e sheh Kurt Kola apo Ervin Mete.
“Lakuriqi” (jo mbret) Edi Rama, koston më të madhe të “lakuriqësisë” së tij, vazhdon ende ta demonstrojë para gjithë shqiptarëve.
Duke pretenduar se zbulon e prezanton nga një platformë të re, pas çdo lëvizje radikale të tij, pse jo dhe pengmarrëse të reformave integruese, Edi Rama shfaqet gjithnjë e më shumë më “lakuriq” se më parë.
Në këtë raport me shqiptarët, janë të shumta shfaqjet “lakuriqe” të Edi Ramës, që prej kohës kur tentonte të mbante peng anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, me me nder protestat për vdekjen aksidentale dhe të rëndomtë të Kosta Trebickës, duke vijuar me zhurmën për pengmarrjen e liberalizmit të vizave nën pretekstin e çmimit të kartave të identitetit, jo 12 mijë lekë, por 2 mijë lekë, duke vazhduar më pas me pengmarrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, me me nder grevën e urisë mes një përzierje shijesh, shurre e qofte në bulevardin kryesor të kryeqytetit, apo se fundmi edhe me mbajtjen peng të këtij statusi, nëpërmjet mosdhënies së konsensusit për votimin e ligjeve që kërkojnë votim 3/5 në Kuvend.
Sigurisht, mes këtyre “lakuriqësive” të Edi Ramës, përpara shqiptarëve, ka edhe pjesëza më të vogla “lakuriqësie”, ndër të cilat, më e madhja është shfaqja e tij fizike, lakuriq, por lakuriq-lakuriq, diku në një plazh publik… Dhe në qoftë se Hans Kristian Andersen, do të kishte mundësi të shkruante përrallën e famshme sot, pa dyshim, sikurse edhe rreth 130 vjet më parë, ai nuk do të kishte parasysh shfaqjen fizikisht lakuriq te Edi Ramës (jo mbret).
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›