E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama dhunon Kodin e të Vdekurve, zgjodhi 15 marsin për fushatë elektorale”

PD vlerëson qëndrimin e qytetëruar të banorëve të Gërdecit, për refuzimin që i bënë manipulimit të Ramës

TIRANE - Partia Demokratike dënoi me çdo kusht, protestën e djeshme të Partisë Socialiste, gjoja për të përkujtuar të ndjerët e tragjedisë së Gërdecit, por që realisht me anë të kësaj proteste, Edi Rama hapi mitingun mortor, fushatën e tij elektorale. Zëdhënësi i selisë blu, Gerti Bogdani, në emër të Partisë Demokratike, në një vjetorin e aksidentit tragjik të viktimave, u shprehu edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave, duke theksuar se PD ndan me ta pikëllimin dhe dhimbjen dhe njëherazi garanton se qeveria shqiptare sikundër deri më sot, do të punojë me ta bashkërisht për mbylljen e plagëve nga ky aksident i rëndë. Por ajo që është e papranueshme, e cila vihet re tek alternativa e Edi Ramës “Rroftë e keqja, poshtë Shqipëria”, është përdorimi i 15 marsit ditës së tragjedisë, për hapjen e mitingut mortor, të fushatës së tij elektorale.
“Partia Demokratike vlerëson qëndrimin e qytetëruar të banorëve të Gërdecit, refuzimin që ata i bënë manipulimit me shpirtrat e njerëzve dhe bashkëqytetarëve të tyre nga Edi Rama, i cili ka zgjedhur këtë ditë për të hapur me një miting mortor, duke dhunuar Kodin e të Vdekurve, fushatën e tij elektorale. Partia Demokratike e konsideron këtë si përpjekje të radhës në alternativën e Edi Ramës dhe të mediave që ai kontrollon me motot: ‘Rroftë vdekja, poshtë qeveria’, ‘Rroftë e keqja, poshtë Shqipëria’, me të cilat ai përpiqet në mënyrë donkishoteske të errësojë suksesin historik të qeverisë dhe të mbarë shqiptarëve, anëtarësimin e plotë në NATO në samitin e ardhshëm”, deklaroi zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Ai tha më tej se Edi Rama ndjen çdo orë dhe çdo ditë se alternativa e tij “Rroftë e keqja, poshtë Shqipëria”, po gropos njëherë e përgjithmonë karrierën e tij politike dhe se duhet ta japë llogari për marrëdhëniet e tij dhe të zëdhënësit të 15-shit, Shalsi, për lidhjet me Delijorgjin.
“Njeriu që për një vit rresht nga tmerri dhe sherri nuk shqipëroi dhe një herë të vetme emrin e Delijorgjit me të cilin ka jo një por disa sipërmarrje të përbashkëta, njeriu që ka tmerr nga videot dhe fotot e vakancave të zgjatura me Delijorgjin në Evropë dhe në botë dhe leje të shumta ndërtimi të ndara me të bashkë me Shalësin e tij zëdhënësin e 15 %, mund të derdhin vetëm lot krokodili për viktimat e Gërdecit”, u shpreh Bogdani.                   

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›