E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykatesi Mansour betohet si President i ri ne detyre ne Egjipt

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Kushtetuese, Mansour ëshët betuar si presidenti i ri në detyrë në Egjipt pas grushtit të shtetit që largoi nga posti i tij Mohamed Morsin. Ndërkohë nga përleshjet më të fundit raportohen 9 viktima të reja. Ushtria nga ana e saj ka premtuar se do të krijojë një qeveri teknike nga e cila nuk do të përjashtohet asnjë formacion politik. Adly Mansur pritet që të caktojë dhe datën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

MPJ: Grushti i shtetit në Egjipt, qytetarët shqiptare të shmangin udhëtimet drejt këtij vendi Ministria e Punëve të Jashtme, duke konsideruar ngjarjet më të fundit në Egjipt si grusht shteti, këshillon qytetarët shqiptarë të evitojnë udhëtimet drejt këtij vendi. Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Jashtme bën me dije se situata e sigurisë në Egjipt është përkeqësuar ndjeshëm, ku protestat e përqendruara kryesisht në Kajro, janë përhapur dhe mund shtrihen edhe më tej në disa pika të vendit. Në këto kushte, thuhet në deklaratë, qytetarët shqiptarë këshillohen të shmangin përkohësisht udhëtimet në Egjipt. Ndërsa shqiptarëve që ndodhen në këtë vend për arsye të ndryshme, u bëhet thirrje që të evitojnë qendrat e manifestimeve dhe konflikteve.
Ushtria merr nën kontrroll Egjiptin. Presidenti mbahet i mbyllur në Ministrinë e Drejtësisë
Forcat e sigurisë dhe ushtarët e bashkuar me festimet e turmës janë tashmë pamja e re e Egjiptit.  Goditja përfundimtare ndaj qeverisë Morsi ëshrë konsumuar pa dhunë por situata mbetet ende e tensionuar. Rrugët e Kajros janë të tejmbushura me kundërshtarë dhe mbështetës të Morsit.  Me realizimin e grushtit të shtetit ushtarët kanë deklaruar krijimin e qeverisë teknike.  Ndërkohë është ngrirë përgohësisht dhe kushtetuta dhe gjykatësi i gjykatës së lartë kushtetuese do të betohet para parlamentit si president në detyrë nga ku do të shpallë dhe datën e re të zgjedhjeve.  Edhe pse nën kontrollin e tanqeve ushtarake mbështetësit e Morsit deklarojnë se nuk do të dorëzohen. Presidenti zyrtarisht është në gjendje arresti dhe mbetet i vetëm në ambjentet e ministrisë së drejtësisë. Ai ka refuzuar të tërhiqet deri në momentin e fundit.  Në një mesazh të regjistruar ai është shprehur se mbetet ende presidenti i zgjedhur i Egjiptit, një rol që duhet respektuar dhe se ligji duhet të mbizotërojë.  Zgjedhjet e reja sipas tij duhet të organizohen në bazë të kushtetutës aktuale.  Forcat e armatosura ndërkohë kanë arrestuar disa liderë të Vëlezërve muslimanë si dhe rreth 300 përfaqësues të partisë islamike. 

Mohamed Morsi nuk është më President i Egjiptit
Ushtria egjiptiane pezullon kushtetuten dhe shpall formimin e nje qeverie te perkohshme teknike ,deri ne mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. Mohammed Morsi nuk eshte me president i Egjiptit, pasi gjenerali Al-Sisi konfirmoi rrezimin e tij nga pushteti mbremjen e se merkures, pas nje grushti shteti te udhehequr prej ushtrise.  Duke cituar burime të "sigurta" brenda Egjiptit, "CNN" thotë se pritet të jetë opozitari properëdimor e liberal El-Baradei, ish-drejtori i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, ai që do të kryesojë një qeveri tranzicioni të përkohshme. Me parë, Presidenti Mohammed Morsi përsëriti ofertën e tij për një qeveri konsensuale, por refuzoi tërheqjen.  Ndërkohë, një zëdhënës i Vllazërisë Myslimane, të cilës Morsi i përket, ka njoftuar në Tëitter se një "grusht ushtarak shteti" ishte në zhvillim e sipër në Egjipt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›