Edi Rama fton aleatët për drekë, mungojnë Vangjel Dule e Paskal Milo

Dje tryeza e përjavshme dhe monotone e opozitës
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ftoi dje në drekë n e radhës “të punës”, drejtuesit e partive të koalicionit të majtë.
Ky takim informal ishte në vazhdën e takimeve të përjavshme të opozitës së bashkuar, ku ishin të pranishëm kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi; kryetari i PSV `91, Petro Koçi; kreu i Partisë Ligj e Drejtësi, Spartak Ngjela dhe ai i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Edhe tryeza e djeshme, nuk i ka shpëtuar bojkotit të saj, nga ana e krerëve të PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe atij të PDS-së, Paskal Milo.
Mësohet se temë e këtij takimi informal të ketë qenë pikërisht reforma zgjedhore. Burime pranë kësaj tryeze bënë me dije se krerët e majtë i kanë kërkuar kryetarit të socialistëve më tepër angazhim në këtë drejtim, duke synuar në realizimin e një reforme gjithëpërfshirëse, duke mos përjashtuar këtu dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.