E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, gjysmëfestë në formë proteste për hyrjen e Shqipërisë në NATO

Edi Rama i cili ka fobi të protestojë së bashku me gjysmëopozitën, prej fiks pas një viti po tregon se e ka fobi edhe të festojë me gjithë shqiptarët. Në këtë tentativë të dështuar të tij sërish edhe dje, ai zgjodhi të protestojë kundër asaj që NATO finalizoi anëtarësimin e Shqipërisë në gjirin e saj. këtë e bëri në një mënyrë “origjinale”, duke sajuar në mënyrën më të nxituar ca gjysmëfestime rrugëve të Tiranës.
Shkurt.
Ai do dhe ka bërë gjithmonë, që protestat dhe festat ti realizojë ai dhe vetëm ai, duke u përjashtuar nga gjysma tjetër e opozitës në ditë protestash, apo edhe duke u vetëpërjashtuar edhe nga ditët festive ëpr gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë.
Ndërsa për sa i përket përjashtimit nga gjysma tjetër e opozitës në gjysmëprotestat e tyre të ndara, Edi Rama e bënë për atë se kush do të jetë protagonisti ai për gjysmëopozitën që drejton, apo Ilir Meta për gjysmëopozitën tjetër, përkundër kësaj, për sa i përket pjesës së festave, Edi Rama demonstroi dje se protesta e tij tip gjysmëfeste, nën pretekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, tingëllonte jo aq për xhelozi ndaj suksesit të mazhorancës qeverisëse, se sa cinike dhe për më tepër hipokrite, krahasuar me sjelljen e vetë Edi Ramës jo më larg se fiks një vit më parë.
Është emblematike dhe ende mbahet mend se si, fiks një vit më parë, në ditën kur Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO, Edi Rama zgjodhi që pikërisht në këtë ditë ftese, të protestonte nën pretekstin e shpërthimit në Gërdec, shpërthim  që vetëm me këtë ngjarje historike nuk kishte lidhje.
Duke shpresuar që ai shpërthim në Gërdec do të frenonte procesin e pandalshëm të anëtarësimit ët Shqipërisë në NATO, pas vjelljes vrer për ëndrrat me sy hapur që shihte, Edi Rama arriti deri atje që të keqpërdorë vdekjen dhe postvdekjen e rëndomtë aksidentale të Kosta Trebickës. Pikërisht kur Senati i SHBA-ve kishte paralajmëruar Ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pikërisht, ato ditë, saktësisht ditën e “të shtatave” të vdekjes së Kosta Trebickës, Edi Rama zgjodhi të protestëoj me gjysmëopozitën e tij, më tepër për ti treguar forcën gjysmëopozitës së drejtuar nga Ilir Meta. Dhe ajo protestë e pasmesit të shtatorit të vitit që shkoi, u shndërruar më tepër në një fushë beteje, ku të rinjtë e FRESSH, Mjaft-it e G 99, u përleshën me të rinjtë e LRI-së, se kush do ti tundte më fortë flamujt e banderolat, apo kush do të bërtiste më shumë për “mungesë sigurie”, apo edhe ca për të qeshur e për të qarë së bashku, për aludime “për atentat ndaj Kosta Trebickës”.
E pra, fiks një vit pas fillesave të Edi Ramës ëpr të zbehur suksesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ai ndërron “strategji”, duke tentuar ndarjen edhe të festave përgjysmë. Por këtë herë ai gjysmëfestën e tij e ka më shumë si një protestë, ndryshe nga festa e madhe, jo ajo që do të ndodhë sot, por ajo që po ndjejnë dhe prekin shqiptarët në të ardhmen, për atë se rrugët e izolimit po hapen dhe muret e pengesave po rrëzohen. Këtë protestë të tij të tipi gjysmëfestë, Ediu Rama e ka jo me festën reale të sotshme që i kapërcen disa orë argëtimi në sheshet e rrugët e Tiranës, por e ka me atë që pikërisht nuk ka guximin ta pranojë e ta durojë, që ai Edi Rama, asnjëherë nuk ka qenë protagonist, për hyrjen e Shqipërisë në NATO.
Edi Rama, mund të çirret sa të dojë se hyrja në NATO është vepër e “popullit”, “pa apo me parti, pa dallim moshe, krahine, gjinie, feje e ideje”, por ai as në këtë “kategori”, nuk ndjehet pjesë e suksesit të hyrjes së Shqipërisë në NATO. Edi Rama, as si “popull”, nuk ndjehet e konsiderohet kontribuues për hyrjen e Shqipërisë në NATO, sepse në kohën kur u zyrtarizua kërkesa për bërjen e kësaj ëndrre realitet, ai bënte jetën e eremitit, ndoshta në Strasburg apo ca kilometër më larg dhe kur, bërja e kësaj ëndrre kishte ngelur vetëm një formalitet, që kishte nevojë për vetëm pak kohë, ai sajonte e realizonte njëra pas tjetrës protesta nekrofilie, duke mashtruar veten se mund të frenonte këtë proces...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›