Berisha Mirepres oferten e PS por ajo duhet te drejtohet zyrtarisht tek institucionet kushtetuese
Deklarata artikulohet pas takimit te Kryeministrit Berisha me Zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Europes dhe paralajmeron problematiken e veshtire qe do te sjelle shqyrtimi i nje kerkese qe sgjen mbeshtetje tek kuadri ligjor
Ne takimin qe Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje me Zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Europes Maud de Boer Buquichio diskutoi nder te tjera dhe mbi situaten politike ne vend. Lidhur me letren e Edi Rames Kryeministri Sali Berisha tha se eshte ne pritje te propozimeve konkrete ne rruge institucionale ne lidhje me ceshtjet e ngritura nga opozita si dhe siguroi se mazhoranca mbetet e hapur dhe e perkushtuar per te trajtuar cdo propozim te opozites me seriozitet dhe ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe legjislacionin ne fuqi.
Kryeministri gjithashtu vuri ne dukje oferten e mazhorances qe opozita te kete te drejten e hartimit te amendamenteve te Kodit Zgjedhor ne perputhje me rekomandimet nderkombetare me kushtin e vetem qe ato te jene te certifikuara nga Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR.
Ai e njohu zonjen Buquichio me oferten e fundit bere opozites ne lidhje me te drejten e kesaj te fundit per te propozuar kandidate per Avokatin e Popullit.
Gjate takimit Zevendes Sekretarja e Pergjithshme e Keshillit te Europes pergezoi Kryeministrin Berisha per arritjen e madhe duke iu referuar vendimit per liberalizimin e vizave si dhe vleresoi reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare ne luften kunder korrupsionit.
Letra e Edi Rames oferte e vjeter
Me anen e nje letre Edi Rama i ka kerkuar dje Kryeministrit Sali Berisha te nise hetimin parlamentar te zgjedhjeve te Qershorit 2009 pa perfshire fletet e votimit.
Letra i eshte nisur per dijeni dhe Presidentit te Komisionit Europian Barroso Komisionerit per Zgjerim Fule dhe 2 kryetareve te grupeve parlamentare te Parlamentit Europian Schulz dhe Daul. Edi Rama shkruan se oferta mbetet ajo e iniciuar nga me teper se 30 deputete dhe qe ai vete ne 22 tetor ia dorezoi kreu te mazhorances ne tryezen per reformen zgjedhore. Por ne kete oferte kerkohet hetim i pakufizuar i materialeve zgjedhore apo hetim rreth dyshimeve dhe akuzave te partive politike apo vezhguesve vendas e nderkombetare.
Ne pergjigje te kesaj oferte pak dite pas dorezimit te saj nga Rama ne tryezen per reformen zgjedhore mazhoranca e beri te qarte se do te pranonte cdo lloj hetimi ne perputhje te kodit dhe kushtetutes ndersa oferten e Rames e quajti te vjeter. Ndersa qe pas artikulimit per here te pare nga kryetari i Partise Socialiste te terheqjes nga fletet e votimit kreu i mazhorances i kerkoi qe ai ti adresohej zyrtarisht Kuvendit nese kishte oferte konkrete.
Por nuk kuptohet pse Partia Socialiste nuk e zyrtarizon kete kerkese akoma. Dhe Rama gjithashtu nuk pranon te thote qe ai do ta respektonte nenin 178 pika 6 te cilin tha publikisht se nuk e njihte.
Letra e re nenkupton nje tjeter shkelje te ligjit ate per ngritjen dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare pasi Rama kerkon qe opozita te kete shumicen. Kryeministri ia ka premtuar shumicen ne kete komision duke terhequr dy anetare te mazhorances por ligjerisht opozita nuk mund ta kerkoje shumicen. Thene ndryshe edhe ne letren e re Rama i qendron ofertes se vjeter.