E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita te tregoje sens pergjegjesie per nje funksionim normal te Kuvendit

24-11-2010 / Gazeta 55

Interviste e Maud de Boer Buquicchio zevendessekretare e Keshillit te Evropes

Ne Tirane ndodhet Zevendessekretarja e Pergjithshme e Keshillit te Europes Maud de Boer ndash Buquicchio. Ajo ishte pjesemarrese dhe ne nje konference mbi zbatimin e Strategjise Antikorrupsion dhe Planit te Veprimit 2010.

Zonja Maud de Boer ndashBuquicchio cilat jane disa nga angazhimet konkrete te Projektit kunder Korrupsionit ne Shqiperi ose sic thirret PACA qe ka nisur nga shtatori i vitit te kaluar
Keshilli i Europes eshte duke punuar me Shqiperine ne ceshtjet qe lidhen me korrupsionin prej nje kohe te gjate. Ne kete aspekt kemi nje bashkepunim qysh nga periudha kur vendi u anetaresua ne KE 15 vite me pare. Shqiperia eshte anetare e GRECO-s qe eshte grupi i shteteve kunder korrupsionit nje iniciative e Keshillit te Europes nga viti 1999. Perfshirja e Shqiperise ka ne thelb ratifikimin nga ajo te dy instrumenteve shume te rendesishem te Keshillit te Europes per antikorrupsionin qe kane lidhje me fushen civile dhe me ate kriminale. GRECO ne vijim ka bere nje sere rekomandimesh per Shqiperine ne menyre qe ajo te permiresoje rezultatet ne parandalimin dhe luften kunder korrupsionit. E bera kete hyrje per te shpjeguar se nje vit qe ka kaluar qe kur ka nisur PACA nuk mund te merret i shkeputur nga nje proces i tere vezhgimesh dhe propozimesh per te forcuar dhe zgjeruar kapacitetet e nevojshme antikorrupsion ne Shqiperi. Per krijimin e nje kornize te dobishme ligjore qe i mbeshtet keto objektiva ne harmoni me rekomandimet e GRECO-s. Nje fushe specifike e projektit tone eshte parandalimi i korrupsionit ne sektorin e arsimit per te permiresuar transparencen llogaridhenien dhe pjesemarrjen ne sistemin arsimor.

Nisur nga raporti me i fundit qe ka publikuar Transparency International apo nga analiza te institucioneve te tjera vihet re se kritikat per prezencen e korrupsionit vijojne. Ne thelb flitet per disa hapa permiresues ne ndonje sektor por permenden dhe mjaft te tjere ku korrupsioni ne perceptimin e publikut shqiptar mbetet ne nivel te larte. E keni dhe ju kete vleresim
Keshilli i Europes dhe Komisioni Europian kane identifikuar ne te vertete fusha te cilat jane problematike. Une do te thosha se me problematike per ne eshte funksionimi i gjyqesorit. Gjithashtu mbetet nje ceshtje problematike ajo qe lidhet me pronat. Ashtu sic jane dhe ryshfetet ne sektorin e shendetesise. Keto shqetesime dhe te tjera ne i kemi ne qender te monitorimit dhe vleresimin e bejme nisur vetem nga rezultatet konkrete dhe jo nga premtimet apo angazhimet ne leter.

Vec Shqiperise korrupsioni eshte prezent ku me pak e ku me shume dhe ne vendet e tjera te Ballkanit Perendimor. Projektet dhe programet tuaja a kane nje natyre rajonale perballe ketij fenomeni
Keshilli i Europes nuk e ka pare kurre kete ceshtje si nje ushtrim krahasues. Ne menyre te qarte korrupsioni nuk ekziston vetem ne Shqiperi. Ne jemi ketu qe te diskutojme me autoritetet shqiptare nisur dhe nga nenvizimi qe i behet ketij fenomeni nga raporti i progresit me i fundit i Komisionit Europian. Eumlshte nje rast qe te shikojme se cfare mund te bejme per ta permiresuar gjendjen. Por ama kete gje bejme dhe me vendet e tjera te rajonit. Keshilli i Europes e ka nje prej prioriteteve te tij mbeshtetjen e vendeve anetare ne luften kunder korrupsionit. Por vec kesaj asistence qe nuk ka munguar dhe nuk do te mungoje as ne te ardhmen ka dhe nje instrument shume te rendesishem bashkepunimin mes vete vendeve te rajonit ne luften kunder korrupsionit. Ka eksperienca pozitive qe mund te shkembehen mes tyre ashtu sic bashkepunohet dhe ne parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar kontrabandes trafiqeve etj.

Zonja Maud de Boer ndash Buquicchio kohe me pare Keshilli i Europes i ka apeluar klases politike shqiptare qe te rinise dialogun dhe te bashkepunoje per reformat thelbesore. Ne menyre sistematike kete e ka bere dhe Komisioni Europian apo organizma te tjera nderkombetare por ne fakt ngerci politik vijon prej rreth nje viti e gjysme. Si e komentoni ju kete
Problemi eshte qe institucionet demokratike qe jane esenciale ne funksionimin e vendit nuk punojne. Sepse gjerat kane ngecur ne parlament. Eumlshte nje gjendje per te ardhur shume keq pasi eshte jetike qe reformat duhet te vijojne. Dhe une si Zevendessekretare e Pergjithshme e Keshillit te Europes apeloj per sens pergjegjesie per maturi politike per cilindo per te qene te sigurt se procesi qe ka nisur duhet te vazhdoje dhe te kete nje rezultat si finale. Sepse eshte shume e rendesishme per Shqiperine qe te funksionoje si nje vend qe respekton ligjin dhe demokracine. Por ju nuk mund ta beni kete me nje parlament qe nuk merr dot vendime. Une e kam shprehur dhe jam e shqetesuar per kete.
DW

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›