Topalli ne Moske ben thirrje per nje ere te re ne marredheniet mes dy vendeve
Kryetarja e Kuvendit takon Kryetarin e Dumes se Rusise Boris Grizllov i cili mirepret thirrjen per nje kapitull te ri bashkepunimi midis Shqiperise dhe Rusise. Shpresa per marreveshje ekonomike por ende ka dallime ne qendrimet per pavaresine e Kosoves
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndodhet ne Federaten Ruse ne nje vizite zyrtare dy ditore me ftese te Kryetarit te Dumes Shteterore Boris Grizllov. Qe nga vizita e kreut te Parlamentit shqiptar ne vitin 1995 kjo eshte vizita e nivelit me te larte ne dialogun politik dhe marredheniet e bashkepunimit mes dy vendeve. Kryetari i Dumes Boris Grizllov duke i uruar mireseardhjen zonjes Jozefina Topalli u shpreh se ndonese pas nje pauze shume te gjate marredheniet mes dy vendeve tashme kane nje baze ligjore me rreth 30 marreveshje te nenshkruara dhe ne pritje per tu finalizuar edhe rreth 10 te tjera. Kemi ndertuar nje kornize bashkepunimi qe duhet te nxitet me shkembim vizitash- vuri ne dukje zoti Grizllov- gjate te cilave te mund te nenshkruhen marreveshjet ne fushen e ekonomise financave energjetikes turizmit dhe kultures. Kryetari i Dumes ruse e njohu zonjen Jozefina Topalli me nje fakt qe ai e cilesoi interesant se numri i te rinjve nga Shqiperia qe studiojne ne Rusi eshte me i larti krahasuar me ata te vendeve evropiane. Gjate ketyre viteve 400 shqiptare kane mbaruar studimet dhe aktualisht jane 150 ata qe po studiojne ne te gjitha nivelet arsimit te larte ne Rusi. Kryetarja e Kuvendit duke shprehur kenaqesine e perfaqesimit dinjitoz te Shqiperise nga te rinjte e arsimuar i tha homologut te saj se heqja e vizave per Shqiperine shton shanset per te rinjte shqiptare per te zgjedhur vendin ku do te arsimohen si gjithe te rinjte evropiane. Zonja Topalli nenvizoi se duke nisur nga 15 Dhjetori shqiptaret do te levizin pa viza ne Evrope te cilen ajo e konsideroi nje dimension te ri te lirise te dinjitetit njerezor dhe te mundesive te medha vecanerisht ne nje vend ku 60 e popullsise eshte nen 35 vjec. Lidhur me marredheniet dypaleshe zonja Topalli u shpreh se une e lexoj ftesen dhe mikpritjen tuaj si shprehje te vullnetit pozitiv per te cuar me tej marredheniet tona. Mendoj se eshte momenti te ridimensionojme dialogun politik dhe bashkepunimin ne fushat me interes reciprok. Duke theksuar se Shqiperia dhe Rusia kane njohur lidhje historike te dy homologet vleresuan se eshte momenti per nje kapitull te ri bashkepunimi dhe se kjo vizite nxit bashkepunimin nderparlamentar por edhe inkurajon hapa konkrete ne marredheniet ne teresi midis dy vendeve.
Ne kete kuader Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli konsideroi te nje rendesie te vecante bashkepunimin ne fushen e turizmit dhe te energjise. Ajo tha se Shqiperia vlereson shume perfshirjen e saj si degezim ne projektet e gazsjellesve te medhenj si Rryma e Jugut. Kryetari i Dumes tha se Rusia si eksportuese e naftes dhe e gazit sheh me interes edhe ngritjen e industrise perpunuese ne Shqiperi. Duke vleresuar potencialet turistike te Shqiperise zoti Grizllov u shpreh se per ruset eshte me interes te investojne ne kete fushe. Biseda u perqendrua edhe ne perspektiven evropiane te Ballkanit. Ne besojme se njohja e pavaresise se Kosoves ka ndikuar ne konsolidimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon- theksoi zonja Topalli. Ajo shprehu bindjen se ky rajon sic eshte vendosur ne Samitin e Selanikut duhet te behet pjese e Bashkimit Evropian. Ne kete proces eshte normale te kete kushtezime tha zonja Topalli e cila i konsideroi ato si instrumente nxites ne pershpejtimin e reformave dhe ne permbushjen e standardeve.
Nje nga temat e bisedes ishte edhe Samiti i NATO-s i zhvilluar para pak ditesh ne Lisbone. Duke theksuar se Shqiperia si vend anetar i NATO-s ka dhene nje kontribut aktiv ne operacionet e Aleances zonja Topalli e konsideroi si historik Samitin e Lisbones Cmoj vleresimin tuaj per kete samit dhe mendoj se rezultatet shume te rendesishme te ketij samiti hapin nje perspektive shume te mire per te ardhmen e perbashket- tha Kryetari i Dumes ruse Boris Grizllov. Duke cmuar te dobishem kete takim per te hapur nje etape te re zonja Topalli e ftoi homologun e saj rus te vizitoje Shqiperine nje vizite qe shenon hapa konkrete ne marredheniet mes Parlamenteve dhe qe nxit takime te nivelit te larte mes dy qeverive.