E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama kërkon kohë, që të mbulojë vjedhjet

08-07-2011 / Gazeta 55

Socialistët po tregohen qesharakë para Kolegjit, pasi kanë marrë urdhër nga Edvini që të fitojnë sa më shumë, derisa të mund të mbulohen miliona euro shpërdorime nëpërmjet pseudo-kampeve të ndërtimit, që po mbijnë kudo nëpër kryeqytet. Rama e quan të humbur bashkinë, por s’e lëshon dot atë, pa mbuluar listë-pagesat e akorduara për klientët e vet, pa kryerjen e kurrfarë investimeve

Edi Rama e ka kuptuar tashmë që është humbës i Tiranës. Por, përpjekjet  dhe lojërat e tij në Kolegjin Zgjedhor, të tipit “tërhiq e mos këput”, kanë vetëm një qëllim për atë vetë. Dhe ky qëllim është, “hapja e fronteve” të reja të punë, por vetëm në letër, sigurisht, për ca pare më shumë në xhepat e Edi Ramës, në këtë rrugë që ai ka marrë për të ikur nga bashkia e Tiranës.
Keqpërdorimi i Kolegjit, e shndërron Edi Ramën  në një politikan qesharak. Por, me gjithatë, gjetja e tij është më e goditura. Duke keqpërdorur Kolegjin Zgjedhor, për ti dhënë sa më shumë të mundet, kohë vetes, Edi Rama, në mënyrën më eficente, po e shfrytëzon këtë kohë, në mënyrë që nëpër rrugët e Tiranës të figurojnë kantiere virtuale ndërtimi, ndërsa në protokollin e Bashkisë, këto kantiere të figurojnë “në rregull me letrat”. Halli i vetëm është për “ngritjen” e këtyre kantiereve virtuale të ndërtimit, por “në rregull me letra”, është përfitohen sa të munden para, për punë që s’janë kryer në terren, por që janë “kryer me letra”...
Për ta bërë sa më të besueshme, koordinimin e “punëve virtuale”, me “punët në letra”, anë e kënd Tiranës, në këto ditë të fundit, Edi Rama është kujdesur të bëjë dhjetëra ndërhyrje, në ambiente publike të bashkisë. Të gjithë janë dëshmitarë të sajesës së kroseve të dedikuara për autobusë në unazë, korsi që më parë dëmtohen, se sa përfundohen. Ndërsa vazhdon kjo ndarje korsesh, pa shkak, që paska qenë kaq e thjeshtë, por që Edi Rama në fundin e mandatit të tij, u kujtua ta realizojë, nga ana tjetër vërehet edhe çarje trotuaresh e sheshesh, sa për të justifikuar pagesat e dhëna në mënyrë klienteliste e në formë paradhënie, pa u kryer asnjëherë investime në këto pasuri publike të kryeqytetit.
Edi Rama, i cili trashmë e beson edhe vetë se e ka humbur bashkinë, merak të vetëm ka që të mos e lëshojë atë, pa mbuluar disi, gjurmët e vjedhjeve flagrante...
Këto gjurmë janë të shumta.
Ndër vite Edi Rama ka qenë objekt akuzash e denoncimesh, por falë bunkerizimit të bashkisë, ku as deputetë të komisioneve hetimore parlamentare nuk ka lejuar të hyjnë, ia ka dalë, të shtyjë mos mundësinë e faktimit të këtyre akuzave. Tashmë kur ai nuk ndalon dot për të hyrë në bashki, por është vetë duke dalë prej saj, nuk i ngelet gjë tjetër, por për punët publike, ku diku një pallat i Dash Pezës, “ka mbirë” në një rrugë, ku rrugë të ndryshme të Tiranës janë veshur në mënyrë të përsëritur me asfalt, ku leje ndërtimi janë dhënë në mënyrë selektive, ku kumbulla të kuqe janë “mbjellë” më shumë nga çka banorë Tirana, etj..., etj..., atij i duhet, më tepër se sa të justifikohet, të vetëmbrohet.
Këto gjurmë, sigurisht duhen fshirë. Dhe që të fshihen këto, duhen falsifikuar një sërë shkresash e dokumentesh, për të cilat Edi Rama, ka zgjedhur kohën më të mirë të mundshme, ku vetë ia ka dalë të zhvendosë vëmendjen te Kolegji Zgjedhor, ndërsa duart të mos i nxjerrë ende nga bashkia.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›