Edi Rama kryetar i deshtuar partie protestat tullumbace propagandistike

Komenton Rexhep Meidani
Ish presidenti dhe nje prej eksponenteve me te rendesishem te Partise Socialiste Rexhep Meidani kritikon ashper linjen e Edi Rames per te mos dhene konsensus ne parlament per miratimin e ligjeve te rendesishme si dhe paralajmerimet per rinisjen e protestave pas 15 tetorit.
Ish-presidenti e konsideron te pajustifikuar qendrimin e PS-se ndaj Gjykatave Administrative duke u shprehur se PS-ja po shfaqet si nje parti me nje corientim politik teper te orientuar.
Ai ve ne dukje se ligji per Gjykaten Administrative duhet te ishte miratuar qe ne legjislaturen e meparshme dhe se kundershtimi i socialisteve vazhdon ta lere kete ligj ne dosjet e Kuvendit.
Ky legjislacion duhej te ishte miratuar qe ne legjislaturen e meparshme. Pare me kete sy duke konsideruar kohen ne dispozicion dhe mundesine e rregullimit te projektit perkates qendrimi konkret i opozites mbi kete ceshtje nuk me duket as teknikisht as politikisht i justifikuar u shpreh ai.
Meidani eshte kunder rikandidimit te Rames per bashkine e Tiranes pasi cdo rezultat qe
do te sillte ky kandidim nuk do te zgjidhte ngercin politik ne vend.
Ky kandidim ne rast fitoreje do te ishte pjese e ndeshur e ngercit ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ndersa ne rast humbjeje mund te shpalosej me shume si sforco e teknike rezistence por nuk besoj te shfaqet si ndonje doreheqje konkrete. Madje ne rastin e dyte ne nje rrjedhje kohore deri ne zgjedhjet e pergjithshme mund te behet e rrezikshme zbehja e entuziazmit dhe ulja e besimit deri edhe ndonje carje eventuale dobesuese deklaroi Meidani.
Per sa i takon reformes zgjedhore ish presidenti shton me tej se Partia Socialiste e ka te veshtire te jape konsensus per shkak te dilemes kompleksit dhe paqartesise se drejtimit te sotem te kryetarit te saj.
Duke u ndalur tek paralajmerimi i Partise Socialiste dhe kryetarit te saj Edi Rama per rinisjen e turit te trete te protestave ish presidenti kritikon ashper ndjekjen e kesaj linje duke i quajtur kercenimet si shashka propagandistike.
Sic duket dhe nga ironizimi me lsquotur te trete ashtu si dhe shume politikane analiste e qytetare edhe une kam bindjen se ne mjedisin e sotem keto protesta me data fikse apo te deklaruara muaj me pare pa ndonje shans amplifikimi popullor nuk japin ndonje gje te re. Ato do te mbeten pjese e teatrit politik-propagandistik deri diku dhe te shfaqura e komentuara si manifestim force dhe vetem kaq pavaresisht sloganit te ri Largohu- deklaroi ish presidenti i Republikes Rexhep Meidani.