Fokus/NATO-ja zyrtarisht duhet ti ofroje Kosoves perspektiven euro-atlantike
Ne keto gati tre vjet te pavaresise Kosova dhe institucionet e saj jane duke e leshuar rastin qe para samiteve apo konferencave te rendesishme te NATO-s te dergojne mesazhe dhe te paraqesin vleresimet dhe kerkesat e tyre. Shpesh NATO-ja ka marre vendime per KFOR-in dhe FSK-ne ne Kosove pa u konsultuar me institucionet kosovare sepse institucionet tona NATO-ja i konsideron ende ne varesi te KFOR-it dhe bashkepunon me to vetem per te permbushur misionin dhe detyrat e saj. Ne anen tjeter nuk ka bere sa duhet per ti mbeshtetur institucionet tona ne realizimin e detyrave te tyre.
Dhe eshte ky nje rast i mire qe nga kjo konference ne si KEAA ti dergojme mesazhe NATO-s qe ne Samitin e Lisbones ti marre ne konsiderate keto sugjerime si per angazhimin ne Kosove ne rajon dhe si organizate ne pergjithesi pasi qe ne e kemi nje pervoje te gjate bashkepunimi dhe bashkejetese me NATO-n.
NATO-ja duhet te vazhdoje prezencen e saj ne Kosove derisa te vleresohet se ne Kosove dhe rajon eshte arritur nje paqe dhe stabilitet i qendrueshem i bazuar ne bashkepunim me te gjitha vendeve e rajonit.
Aleanca duhet qe zyrtarisht ti ofroje Kosoves perspektive euroatlantike dhe te ftoje Kosoven ne Programin e Partneritetit per Paqe edhe pse jo te gjitha vendet e NATO-s e kane njohur Kosoven. Kosoven nuk e kane njohur ende as te gjitha vendet e BE-se megjithate Kosova eshte ne rruge te integrimit dhe per kete BE-ja ka vendosur mekanizma konkrete per anetaresim. NATO-ja duhet te filloje te ndertoje kapacitetet e nevojshme ushtarake ne Kosove dhe sa me shpejt ta beje Forcen e Sigurise se Kosoves FSK ne force e cila mund ti ofroje mbeshtetje jo vetem autoriteteve civile por ti kryeje edhe detyrat nga fusha e mbrojtjes se Kosoves dhe te kontribuoje ne operacione te ndryshme te NATO-s. Ne bashkepunim me EULEX-in dhe ICO-n Aleanca Veriatlantike duhet te ndihmoje institucionet e Kosoves qe ta ushtrojne autoritetin e vet ne tere territorin e Kosoves sidomos ne pjesen veriore te saj.
NATO-ja duhet te shqyrtoje mundesine qe te kaloje nga misioni i ndertimit te paqes ne misionin e ndertimit te shtetit cka do te thote qe institucionet tona mos te jene ne varesi te KFOR-it por partner ne kete proces. Kjo nenkupton nenshkrimin e SOFA-s Status of Forces Agreement pse jo edhe ndryshimin e emrit nga KFOR ne KAFOR ndash Kosova Assistance Force.
NATO-ja duhet te ftoje Kosoven te jete anetare apo ne fillim vetem vezhguese e iniciativave rajonale te sigurise sic jane SEEBRIG SEDM South East Europe Ministerial Process RACVIAC Regional Arms Control Verification and Implementation Assistance Centre. Kosova duhet te anetaresohet ne US National Guard State Partnership Program.
Si prioritet te angazhimit ne rajon NATO-ja duhet te kete pranimin e Maqedonise si anetare te plotfuqishme te NATO-s duke u angazhuar ne menyre aktive me Greqine. Aleanca duhet te inkurajoje te asistoje dhe te mbeshtese bashkepunimin e te gjitha shteteve ne rajon ne fushen e sigurise. Pastaj duhet te inicioje dhe te mundesoje ngritjen dhe ndertimin e elementeve te perbashketa apo strukturave te perbashketa ushtarake ne sherbim te te gjitha vendeve ne rajon si psh a Forcat ajrore ato transportuese dhe emergjente helikoptere aeroplane dhe trakto zjarrfikes
te strukturave te tjera te menaxhimit te situatave emergjente sic jane kapacitetet e shendetesise kerkim-shpetimit asgjesimin e mjeteve plasese dhe akomodimin e personave te zhvendosur nga zonat e krizave te hapjes se shkollave te perbashketa trajnuese te vecanta qe kerkojne numer te vogel te oficereve pilote marinare radarite etj. Qendrat e perbashketa trajnimi per operacione paqeruajtse si dhe strukturave te tjera te nevojshme.
NATO-ja duhet te lansoje projektin Karta e Ballkanit per Kosoven Malin e Zi Bosnjen dhe Serbine ngjashem me Karten e Adriatikut per Kroaci Shqiperi Maqedoni.
Nderkaq edhe pse Serbia momentalisht refuzon integrimin ne NATO duhet nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me Serbine te ngjashme si me Rusine dhe Ukrainen.
Edhe pse nuk jemi kompetent qe te japim vleresime dhe propozime per transformimin e NATO-s si aspirant per anetaresim ne deshirojme qe NATO-ja te mbetet nje organizate e fuqishme politike dhe ushtarake.
Ne besojme qe ne Samitin e Lisbones NATO-ja do ta aprovoje nje koncept te ri strategjik i cili do te ringjalle energjine dhe vemendjen ndaj NATO-s sepse eshte evidente se NATO-ja eshte duke u perballur me nje shqetesim te madh te quajtur Papunesi Relative sepse pervec Afganistanit dhe Kosoves nuk ka ndonje mision aktiv.
Koheve te fundit kane dale shume propozime dhe sugjerime te analisteve dhe ushtarakeve relevante per transformimin e NATO-s disa prej te cilave meritojne vemendje dhe marrjen ne shqyrtim si p.sh. qe ne te ardhmen NATO-ja te shfaqet si Force Globale e stabilitetit qe do te thote afirmim i rolit te forcave policore globale tani ne Afganistan.
NATO-ja te mos sillet ndaj Rusise si ndaj kundershtarit strategjik por perfshirja e saj ne Forcen euroatlantike duhet te jete nje prioritet i pashmangshem. Ideja qe NATO-ja te behet organizata e shteteve demokratike te botes eshte interesante pse pra mos ti ofrohet mundesia e anetaresimit p.sh. Japonise Afrikes se Jugut Australise Korese Jugore e vendeve te tjera demokratike ne bote gje qe NATO-n do ta shnderronte ne nje force aktive ne bote per shtrirjen e demokracise.
Fjalim i kryetarit te Bordit te KEAA-s Agim Ceku ne konferencen e perbashket te Klubit Euroatlantik te Kosoves dhe atij te Bullgarise me temen Kosova dhe Ballkani para Samitit te Lisbones