E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i ministrave te Mbrojtjes te Evropes Juglindore dhe roli i Shqiperise

11-10-2010 / Nga Kol. Kristaq Xharo

Nga Kol. Kristaq Xharo
Prof. Asc.Dr - Shef i SEDM-it 2005-2007

Me date 12 tetor nje takim i rendesishem jo vetem per Forcat e Armatosura zhvillohet ne vendin tone. Eumlshte takimi i ministrave te mbrojtjes te vendeve te Europes Juglindore i njohur me emrin procesi i SEDM-it Southestern European Defense Ministerial. Ministra te mbrojtjes nga rreth 17 vende funksionare te rendesishem te NATO-s dhe organizmave te tjera marrin pjese ne takimin e Tiranes. Eumlshte nje nga ngjarjet me te spikatura te FA koha dhe vendi per te shpalosur rolin aktiv e dhe shfaqur vlerat me te mira qe manifestojne Forcat e Armatosura tashme anetare te NATO-s. Por ceshte procesi i SEDM-it cila jane synimet e tij ne cfare gjeopolitike vepron ai Cila eshte e tashmja dhe perspektiva e ketij procesi qe sot vlersohet procesi me aktiv ne rajon pasi nen siglen e tij zhvillohen rreth 70 aktivitete ne vit

Zanafilla - Sfondi historik i vitit 1996 nuk paraqiste nje tablo shumengjyreshe per vendet dhe qeverite e rajonit te Ballkanit. Pak vite pas daljes nga konturet e realitetit totalitar lindor vendet kishin nisur ndryshimin e kursit dhe perpjekjet per te ndertuar nje te ardhme te re larg politikave izoluese e perjashtuese. Askush nuk priste qe vendet ta kishin te lehte te kapercenin mendesite e rudimentet e mosbesimit dhe dyshimit me te cilat ishin ushqyer per dekada te tera.
Pertej kesaj klime me 28 mars te vitit 1996 Ministri i Mbrojtjes z. Safet Zhulali priti Sekretarin e Mbrojtjes te Shteteve te Bashkuara William Perry dhe ministrat e mbrojtjes te Turqise Oltan Sungurlu Italise Dominico Corcioni Maqedonise e Bullgarise. Presidenti Sali Berisha e nxiti dhe e mbeshteti takimin duke marre dhe pjese aktive ne ate takim. Se bashku ministrat e mbrojtjes te rajonit u mblodhen per here te pare ne Tirane e vendosen per ndertimin e nje te ardhmeje me te mire per te gjithe rajonin. Vendet nismetare Shqiperia SHBA Turqia Italia Bullgaria dhe Maqedonia u fokusuan ne gjetjen e menyrave efektive te komunikimit dhe krijimin e nje klime bashkepunimi e mirekuptimi vecanerisht ne nje rajon te ndare per dhjetevjecare te tere nga mendesi te percarjes te armiqesive te fjetura apo edhe atyre aktive. Ky cast dhe kjo filozofi perben edhe zanafillen e procesit te SEDM-it te Ministerialit te Mbrojtjes te Europes Juglindore i cili jeton vitin e katermbedhjete te krijimit te tij.
14 vjet SEDM histori dinamike dhe zgjerimi i kufijve.
Procesi i SEDM-it perfaqeson nje angazhim politiko-ushtarak te vendeve te Europes Juglindore per forcimin e paqes sigurise dhe klimes se mirebesimit. Nder vite filozofia e dyreve te hapura i dha frutet e veta. Gjate kryesimit te ketij procesi nga vendi yne ne vitet 2005-2007 u afruan me statusin e vezhguesit Bosnje-Hercegovina Mali i Zi Gjeorgjia dhe Serbia. Sot jane plote 14 vende anetare ne SEDM Shqiperia SHBA Bullgaria Greqia Italia Maqedonia Rumania Turqia Kroacia Sllovenia Ukraina Bosnje-Hercegovina Mali i Zi dhe Serbia ku dy vendet e fundit anetaresohen me te drejta te plota ne kete takim te rradhes qe zhvillohet ne Tirane me 11-12 tetor 2010. Nderkohe Gjeorgjia dhe Moldavia vijne ne Tirane me statusin e vezhguesit.
Procesi i SEDM-it perfshin Iniciativen e MPFSEE njohur ndryshe edhe me emrin SEEBRIG nje angazhim ushtarak i vendeve te rajonit dhe nje numer te konsiderueshem projektesh si SEESIM CBSC SIMIHO SEEDIRET SEMEC etj. Hapsira qe iniciativa dhe projektet mbulojne vjen ne rezonance me angazhimet dhe sfidat me te rendesishme qe perballet gjithe rajoni i Europes Juglindore. Me nje numer mbi me shume se 70 aktivitete gjate vitit ai me te drejte konsiderohet sot si proces nga me aktivet dhe te sukseshmit ne rajonin tone. Interesant eshte fakti qe me shume se 80 te vendeve anetare te SEDM-it jane edhe anetare te NATO-s.
Sigurisht qe kjo pjesemarrje ne nje veshtrim me te gjere perfaqeson nje nga momentet me te favorshme te angazhimit dhe ballafaqimit te vendit tone me standarde dhe eksperienca ne kushte sa me te peraferta rajonale. Qe prej kohes se krijimit SEDM-i ka qene nje mjet i frytshem i zhvillimit dhe forcimit te bashkepunimit rajonal por edhe i forcimit te frymes se pergjegjesise rajonale ne fushen e mbrojtjes dhe sigurise. Historia katermbedhjetevjecare e ketij procesi eshte nje histori qe flet per vullnet te perbashket dhe vendosmeri per te ecur ne rrugen e bashkepunimit ne te mire te paqes dhe stabilitetit per te kontribuar perkrah bashkesise nderkombetare ne mbrojtje te lirise paqes dhe demokracise kudo qe ato gjenden ne rrezik. Shume shpejt ky proces nepermjet ketij vullneti do te kapercente objektivat e fillimit dhe do te sherbente si nje moment ku vendet e Europes Juglindore do te zgjeronin ambiciet e tyre dhe do ta kthenin procesin si nje ure per te trokitur fuqishem ne dyert e NATO-s. Panorama e pergjithshme e ketij procesi eshte pasuruar vit pas viti sikunder vete procesi eshte rritur dhe ka zgjeruar jo vetem numrin e aktiviteteve projekteve dhe angazhimeve por edhe numrin e vendeve pjesemarrese. Zgjerimin e kufijve te tij eshte i tille sa qe emertimi Ministeriali i Mbrojtjes i Europes Juglindore nuk arrin te permbledhe gjithe hapesiren gjeopolitike qe mbulon ky term ne konceptin gjeostrategjik.
Edhe pse politika e dyerve te hapura qendron ne themel te marreveshjes se ketij procesi MPFSEE-se dhe SEDM-it askush nuk do ta besonte qe procesi do te ecte aq shpejt ne numer e gjeografi. Pas vendeve nismetare Shqiperia SHBATurqia Italia Bullgaria Maqedonia brenda vitit 1998 do te afroheshin ne kete proces Greqia Rumania e Sllovenia. Kryesimi i SEDM-it behet ne menyre rotative 2-vjecare nga nje sekretariat dhe kryesohet vetem nga anetare te MPFSEE ose perndryshe te angazhuar ne forca operacionale multinacionale. Vendet anetare te SEDM-t por qe nuk marrin pjese ne MPFSEE nuk mund te kryesojne SEDM-in. Kryetari i SEDM-it zgjidhet civil nga strukturat politike te procesit dhe eshte ne nivel zevendesministri apo ekuivalent me te dhe me background diplomatik.
Shqiperia kryesoi SEDM-in ne vitin 2005-2007. Sekretariati shqiptar i SEDM-it i vleresuar nga me te sukseshmit ne historine e ketij procesi u kryesua nga prof. Besnik Baraj 2005-2006 dhe nga Ambasador Petrit Karabina 2006 ndash 2007 te dy ne nivel zv/ministri. Gjate kryesimit shqiptar te SEDM-it ne vitet 2005-2007 nje numer i madh vendesh do te trokisnin ne dyert e ketij procesi. Ukraina u be anetare me te drejta te plota ne proces ne dhjetor te vitit 2005 gjate takimit te Ministrave te Mbrojtjes ne Washington D.C. ndersa ne takimin e Ministrave ne Tirane ne shtator te 2006 Bosnja amp Hercegovina Gjeorgjia Mali i Zi dhe Serbia iu shtuan procesit te SEDM-it si vende vezhguese ne proces. Eumlshte nje koincidence intersante fakti se ata behen anetare po ne Tirane ne takimin e 11-12 tetorit 2010. Me te drejte me kete dinamike e zgjerim gjeografik SEDM veteshfaqet si nje proces mjaft i sukseshem qe jo vetem ka permbushur objektivat fillestare te rritjes se bashkepunimit dhe sigurise ne rajonin e Europes Juglindore por madje i ka tejkaluar ato duke zgjeruar ndikimin e tij pertej vendeve te rajonit tone. Ndaj dhe domethenia gjeopolitike e ketij zgjerimi gjate kryesimit te procesit prej Shqiperise eshte e madhe pasi fakton vullnetin politik per te rritur numrin e bashkepunetoreve te paqes per te zgjeruar rrethin e besimit dhe perfshirjes si duke deshmuar njekohesishte dhe qarte per nje proces te suksesshem i cili gjate ketij kryesimi behet gjithnje e me terheqes per vendet.
SEEBRIG-u amp Misioni Paqeruajtes
Ngritja e Forces Shumekombeshe Paqeruajtese te Europes Juglindore dhe njesise se saj operacionale SEEBRIG-ut eshte edhe arritja me e dukshme por edhe me e rendesishme ne procesin e SEDM-it. Ai eshte nje fakt tjeter qe tregon se SEDM-i ka qene i suksesshem ne ngritjen e nje forumi te rendesishem rajonal per konsultime politike por edhe nje mjet i fuqishem i krijimit te nje strukture te perbashket efektive politiko-ushtarake e afte te operoje brenda territorit te rajonit por edhe te ndermarre misione per paqen dhe stabilititetin jashte ketij territori. Vullneti i perbashket politik nga vendet e rajonit per te kontribuar ne misione per paqen dhe sigurine edhe jashte rajonit duke kapercyer probleme politike legjislative financiare dhe logjistike rriti imazhin e angazhimit te perbashket te vendeve te rajonit. Sipas marreveshjes baze te MPFSEE-se SEEBRIG eshte nje force tokesore lsquolsquoon-call e perbere vetem me elemente tokesore. E inicuar ne vitin 1998 ne kete marreveshje Shqiperia Bullgaria Greqia Italia Maqedonia Rumania Turqia kane statusin e vendit anetar nderkohe SHBA Kroacia Sllovenia Ukraina Bosnja-Hrecegovina gezojne statusine vezhguesit. Njesite e alokuara ne SEEBRIG qendrojne ne vendet e tyre dhe bashkohen/mblidhen se bashku per te formuar strukturen e forces adekuate per stervitjen dhe aktivitete te ndryshme. Njesia baze per kete force eshte batalioni. Secili batalion eshte i perbere me 2 ose 3 kompani njesi mbeshtetese dhe sherbimesh. Pas protokollit te dyte shtese te marreveshjes baze te MPFSEE nje force xheniere gjithashtu eshte pjese e struktures se SEEBRIG-ut. Buxheti i brigades eshte sipas kontributit te perbashket. Ne total SEEBRIG kap nje kapacitet me mbi 5000 vete. Komandanti i Brigades eshte gjeneral brigade dhe kryen funksionin sipas rotacionit te vendeve anetare per nje periudhe 2-vjecare. Aktualisht komandant i SEEBRIG eshte gjeneral brigade Zyber Dushku. Dislokimi dhe perfundimi i misionit te pare te SEEBRIG-ut ne Afganistan ne kuader te ISAF paraqet pa diskutim edhe suksesin me te madh te kesaj force arritur ne saje te frymes se madhe dhe te kurdohershme te bashkepunimit qe ka gjeneruar e demonstruar SEDM-i gjate historise se tij te re. Ky mision i afruar nga NATO dhe i zhvilluar ne Kabul Afganistan ka angazhuar per here te pare si nje force e vetme ne komande dhe shtab te perbashket vendet e rajonit Shqiperine Bullgarine Greqine Italine Maqedonine Rumanine dhe Turqine ndersa SHBA dhe Ukraina si vende vezhguese dhe mbeshtetese te ketij misioni.
Larmia dhe rendesia e aktiviteteve
Ka 14 vjet qe SEDM-i bashkon vendet e rajonit ne nje sere aktivitetesh te materializuara ne projekte te perbashketa dhe angazhime ne fushen e luftes kunder terrorizmit demilitarizimit arme kontrollit sigurise se kufijve shkembimit te teknologjise ushtarake stervitje te perbashketa operacioneve per parandalimin e fatkeqesive natyrore e deri ne ndermarrjen e misioneve paqeruajtese jashte rajonit. Ne total jane mbi 70 aktivitete te niveleve pjesemarrjes dhe natyrave te ndryshme qe organizohen brenda nje viti te cilat qartazi e pa ekuivoke e paraqesin kete proces si nje nder nismat me efektive dhe aktive te gjithe rajonit. Te gjitha keto aktivitete permblidhen ne nje qellim ne bashkimin e perpjekjeve per identifikimin e sfidave te perbashketa percaktimin e rrugeve te veprimit dhe qasjeve duke gjeneruar siguri dhe stabilitet por edhe duke krijuar mundesi qe rajoni te demonstroje kapacitet qe zoteron ne ndertimin e nje te ardhmeje me te mire e me te sigurte per veten. Gjate kesaj periudhe vendet kane deshmuar sesi bashkepunimi ne fushen e mbrojtjes ka qene mjaft i frytshem ne gjenerimin e nje fryme mirebesimi dhe bashkesie pasi ka bere qe vendet te shohin njeri-tjetrin ne driten e miqesise dhe partneritetit larg mosbesimit dhe frymes kundershtuese.
Perafrimi me strukturat Euro-Atlantike
Pervec forcimit te lidhjeve te bashkepunimit dhe bashkeveprimit ndermjet vendeve te SEDM-it ky proces ka luajtur edhe nje rol te madh ne afrimin e vendeve jo anetare te strukturave Euro-Atlantike tek keto struktura cka ka qene dhe mbetet nje prioritet i padiskutueshem te cilin vendi yne e shfrytezoi me mjaft efektivitet. Ne menyre te vazhdueshme ky proces u ka dhene vendeve anetare mundesine te bashkepunojne suksesshem me vendet e tjera anetare te NATO-s ose BE-se brenda vete SEDM-it duke ju ofruar shansin te shprehin e demonstrojne vullnetin dhe vlerat e tyre per te qene pjesetare te denje te familjes Euro-Atlantike. Te gjithe vendet anetare te SEDM-it njekoheisht edhe anetar te NATO-s ishin vendet me active qe mbesteten vendin tone ne procesin e antarsimit ne aleance. Ne kete menyre SEDM-i eshte kthyer ne pragun pararendes te NATO-s me pare Sllovenia Rumania e Bullgaria e me pas Shqiperia Kroacia moren ftesen per ne NATO Maqedonia pothuaj ka plotesuar standardet ndersa Bosnja amp Hercegovina Mali i Zi dhe Serbia pas perfshirjes ne SEDM moren statusin e vendeve te PfP-se.
Arritje te Shqiperise
Ne menyre te padiskutueshme historia e sukseshme e SEDM-it ka folur qarte per rritjen e pergjegjesise dhe pjekurise se rajonit tone ne pergjithesi por edhe te Shqiperise ne vecanti ne rolin e saj te dyfishte si anetare me te drejta te plota ne SEDM amp MPFSEE si kryesuese e dy projekteve por edhe si drejtuese e Komitetit Koordinues te Ministerialit te SEDM-it dhe Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak te Forces Shumekombeshe Paqeruajtese nepemjet Sekretariatit te SEDM-it. Periudha e angazhimit te vendit tone ne procesin e SEDM-it kane qene nje mundesi e shkelqyer per vendin tone per te shfaqur vlerat dhe kapacitet e verteta vecanerisht ato njerezore drejtuese negociuese e moderuese mundesi per te jetesuar e demonstruar pa ngurim vullnetin e shprehur per te qene ithtare te paqes dhe stabilitetit kontribues te gjalle te ndertimit te nje te ardhmeje te perbashket ne familjen Euro-Atlantike. Gjate ketyre viteve Shqiperia si pjesemarrese dhe kryesuese ka mbeshtetur vazhdueshem e fuqishem kete proces pasi ajo cka perfaqeson e promovon ky proces perben edhe thelbin e politikes paqedashese e stabilitet-dashese te vendit tone ne rajon e ne mbare boten. Shqiperia ndjehet krenare qe ka kontribut te vecante ne realizimin e mjaft objektivave disa-vjecare te ketij procesi duke shenuar disa nga arritjet me historike te gjithe ekzistences se SEDM-it.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›