E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama lëshon kushtrimin: Shpërndahuni, po na numërojnë

20-06-2011 / Gazeta 55

Padurimi për t’iu fshehur verdiktit final të zgjedhjeve për Tiranën, e ka detyruar Edi Ramën të lëshojë kushtrimin e shpërndarjes dhe të humbjes së gjurmëve politike, si e vetmja mënyrë për të shmangur dhënien e përgjigjeve mbi përgjegjësinë politike. Sa kohë, s’ka zgjidhje për bojkotin dhe mendimin “ndryshe” në parti, njerëzit e Ramës mund të gjenden tek Lumi i Vlorës apo në Mezhgoran, por jo në parlament apo nëpër institucione

Rifillimi i numërimit nga ana e KQZ-së, e votave të kontestuara, ka rikthyer edhe fobinë e Edi Ramës ndaj këtij institucioni. I bindur se ai ka fituar zgjedhjet e 8 majit për bashkinë e Tiranës, sepse kështu e shpalli televizioni i drejtuar prej atij vetë, Edi Ramës “i ka ngelur sahati” te +10-a. Përkundër kësaj, atij asgjë tjetër, “nuk i hyn gjë në sy”, të paktën që nga 14 maji. Duke besuar vërtetë se ka fituar me +10 vota, Edi Rama, ç’nuk po bën ti njohë vetes tagrin, për të certifikuar këtë rezultat të shumëdëshiruar prej atij vetë.
Duke bërë sikur nuk i kujtohet se vetë ai është bashkautor i Kodit Zgjedhor, të cilin u tregua i gatshëm ta ndryshojë, për inat të Ilir Metës dhe për të fshirë nga jeta politike Skënder Gjinushin, Edi Rama me dashje bën sikur harron. Duke harruar se është vetë një bashkautor i Kodit Zgjedhor, Edi Rama, harron gjithashtu se, certifikimin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve, janë edhe disa proceduara, sikurse edhe disa struktura ët tjera, që ndryshe nga televizioni që e ka “certifikuar” atë fitues me +10 vota, respektojnë standarde të tjera, të pranuara e të votuara edhe prej humbësit historik të PS-së.
Në kushtet e mospranimit të procesit të numërimit të votave të kontestuara, Edi Rama, duke mos pasur çfarë ti bëjë Kodit Zgjedhor, “i është përveshur” Komisionit qendror të Zgjedhjeve. Kjo “përveshje”, e shndërruar në fobi, daton që ditën që KQZ-ja vendosi të numërojë votat e kontestuara. Që nga ajo ditë, Edi Rama, e ka shndërruar luftën e tij “politike” në luftë “personale”, nuk po resht së sulmuari KQZ-në.
Po, dukshëm, Edi Rama, nuk e ka problemin vetëm me KQZ-në. Sepse, sepse, edhe Kolegji Zgjedhor (i kërcënuar nga Edi Rama, por i cili nuk i mori seriozisht këto kërcënime), është “në vijën e zjarrit” të Edi Ramës. Ndërsa Kolegji Zgjedhor, legjitimoi procesin e numërimit të votave nga ana e KQZ-së, ajo e nxiti këtë institucion që këtë proces të shtrijë edhe ndër kutitë e tjera, të mundshme, ku ka vota të tjera të kontestuara. Pikërisht, këtë gjë nuk po mundet “të gëlltisë” Edi Rama. Sepse, ndërsa Kolegji Zgjedhor legjitimoi veprimin e KQZ-së, duke e nxitur të vazhdojë këtë proces, Edi Rama, duket këtë nuk ia fal KQZ-së. Ishte KQZ-ja që me nisjen, tashmë edhe vazhdimin e numërimit të votave, (të konfirmuar nga Kolegji Zgjedhor) “e çarmatosi” Edi Ramën nga tendenca për tu ankuar në emër të “paligjshmërisë së procesit”.
Pikërisht këtë nuk i fal Edi Rama KQZ-së, që “hapi lojën”, e numërimit të votave të kontestuara, “lojë” që ia përmbysi +10 votat.
Në këto kushte, Edi Rama, i cili duhet të jetë bërë shumë pishman për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, tashmë nuk i ngelet gjë tjetër, veçse të intensifikojë sulmet ndaj KQZ-së, duke nxjerrë Shal-ësat e tij, me mision të përcaktuar, të gatshëm për tju përgjigjur kushtrimit: shpërndahuni, po na numërojnë...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›