E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama me platformën e Ramiz Alisë, fraza raciste e turpëruese ndaj shqiptarëve

15-05-2012 / Gazeta 55

Diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia do të shprehej në grahmat e shembjes së nomenklaturës se, kombi shqiptar përbëhet nga 3 milionë veta; 1 milion të papunë, 1 milionë hajdutë dhe 1 milionë spiunë. Kryeministri Berisha tha dje se pas 20 vitesh, kjo platformë poshtëruese po riciklohet nga pinjolli i nomenklaturës, i cili një vit më parë e kërcënoi BE-në për një valë prej 1 milionë emigrantësh, ndërsa sot sheh ëndrra sikur në Shqipëri ka 1 milionë të papunë

Ecuria e reformës zgjedhore, miratimi i 520 projekteve, statistikat e papunësisë në vend dhe qëndrimet e kreut të opozitës lidhur më këtë kanë qenë kryefjala e mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Shefi i ekzekutivit dhe njëherazi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cilësoi si gënjeshtra të mëdha shifrat e papunësisë të deklaruara nga kreu i opozitës Edi Rama. Kryeministri i është përgjigjur atij duke thënë se Rama merr hua nga vitet 90, një statistikë të diktatorit të fundit, duke e krahasuar atë me Ramiz Alinë. “Dua ti them z. Rama, i cili merr hua nga vitet ‘90 një statistikë të diktatorit të fundit që qarkulloi asaj kohe në mbarë botën. Për të shprehur urrejtjen dhe përçmimin ndaj kombit të tij, i cili hodhi në koshin e historisë regjimin mizor të diktaturës hoxhiste, diktatori i fundit komunist do u deklaronte botës se, kombi shqiptarë përbehet nga 3 milion, 1 milion të papunë,1 milion hajdutë, 1 milion spiunë. Kjo ishte deklarata më përçmuese që një njeri mund të bënte për shqiptarët. Shqiptarët duhet ta dinë se këtë e beri Ramiz Alia dhe këtë e bëri vetëm për ti poshtëruar ata, në shkallën me ekstreme si një akt i verbër, se e hodhën mënjane regjimin e tyre. Tani përsëri përdoret e njëjta statistikë, statistika 1 milion të papunë dhe mashtrimi i madh, se këtë e thotë Banka Qendrore e vendit ”- u shpreh kryeministri Berisha.
Ai tha se në këtë deklaratë të Ramës ka thjesht një nostalgji për etërit nga bijtë e tyre. Sipas kryeministrit, Banka e Shtetit prodhon statistika monetare dhe kurrë asnjë një bankë as e shtetit shqiptar dhe as e një shteti tjetër nuk prodhon statistika të papunësisë.
“Çfarë ka në këtë deklaratë. Në këtë deklaratë ka thjeshtë një nostalgji për etërit nga bijtë e tyre dhe ka një mashtrim të madh për një deklaratë që Banka e Shtetit, se ka bërë kurrë, sepse Banka e Shtetit prodhon statistika monetare dhe kurrë asnjë një bankë as e shtetit shqiptar dhe as e një shteti tjetër nuk prodhon statistika të papunësisë. Statistikat e papunësisë nxirren nga zyrat e punës, instituti i statistikës dhe anketat. Më lejoni pak ti lëmë z. Rama statistikën e Ramizit dhe të dalim tek statistika reale. Në një vend të lirë quhen të papunë ata qytetarë, që shkojnë në zyrën e punës, për të kërkuar punë dhe për të përfituar favoret e papunësisë që çdo vend përfshirë Shqipërinë, i ka të caktuara me ligj. Të mendosh se, për ti bërë qefin Edi Ramës, qytetarët shqiptarë nuk shkojnë në zyrat e punës për të kërkuar punë dhe për tu regjistruar dhe për të marrë pagesën e papunësisë kjo është qesharake. Çdo qytetar i papunë, paraqitet për një vend pune dhe për të marrë atë që i takon dhe që ia jap ligji si pagesë papunësie dhe dallimi është i madh, sepse ka vende, të cilat janë edhe nga më të zhvilluarat dhe që e kanë me afat kohor 3 vjet dhe asnjë ditë më tutje, 2 vjet dhe asnjë ditë më shumë papunësi, ne nuk e kemi”. Berisha theksoi se të dhënat për punësimin nxirren vetëm nga zyrat e punës, INSTAT dhe anketat. “Shqipëria ka më shumë se 500 mijë pensionistë, 300 mijë fëmijë deri në 6 vjeç, se Shqipëria ka 650 mijë nxënës në sistemin e vet arsimor. Shqipëria ka në fshat rreth 320 mijë ferma. Nëse i llogarisim pa fshatin këto kategori bëjnë 1 milion e 2500 mijë”- tha ai.
Berisha nënvizoi se në një vend të lirë quhen të papunë ata që shkojnë në zyrat e punës për të kërkuar punë dhe në Shqipëri regjistrohen 143 mijë të papunë, ndërsa i sugjeroi Ramës të këshillohej me specialistët. “Atë që dua ta këshilloj është të paktën të thërrasë një nga zotërinjtë që e njeh problemin në partinë e tij, të thërrasë një që njeh statistikën e bankës. Është qesharake. Unë nuk them se s’ka të papunë, dhe s’ka të varfër, apo se s’ka mjerim por nuk mund të thuash se ka 1 milionë të papunë se qeveria ka më shumë 30 taksa më shumë. Ky njeri që ka ngelur në stadin e ngjyrave nuk ka arritur në stadin e shifrave” - shtoi më tej Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›