Edi Rama, mercenar politik i armikut të korridorit të shqiptarëve

Reagon PD-ja, pas vendimit të gjykatës
TIRANE - Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës për të rrëzuar për të dytën herë kërkesën e Prokurorisë, duke e cilësuar si antiligjore vendimin e organit të akuzës, reagoi Partia Socialiste duke treguar edhe njëherë se është kjo forcë politike që po merret me procesin e hartimit dhe draftimit dhe depozitimit të akuzave ndaj ministrit Basha në Prokurorinë e Përgjithshme.
Në këtë kuadër Partia Demokratike dënon sjelljen e paprinciptë të PS dhe të Edi Ramës ndaj ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës dhe ministrit të Punëve të Jashtme Lulzim Basha.
“Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që shpalli të pavlefshme fletëthirrjen dhe aktet e tjera drejtuar Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, si veprime në kundërshtim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, datë 18 Nëntor 2008, në të cilin kjo gjykatë hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e afatit të hetimeve, Edi Rama reagoi nëpërmjet komisarit të tij në Prokurorinë e Përgjithshme, me një deklaratë tërësisht politike dhe antiligjore, në të cilën nuk deklaroi gjë tjetër vetëm se Edi Rama, armiku i rrugës Durrës-Prishtinë, nuk njeh vendimet e gjykatave dhe institucioneve të pavarura”, tha zëdhënësi i selisë së PD-së Gerti Bogdani.
Partia Demokratike i bën thirrje komisarit të Edi Ramës, se kjo deklaratë e pa precedentë, antiligjore dhe antikushtetuese, në historinë 18 vjeçare të demokracisë në Shqipëri, fakton se ai është veçse një mercenar politik i armikut të korridorit të shqiptarëve, Edi Rama.