E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe,tritol ambulancës. Në kërkim autorët

Dy javë para inaugurimit, persona të paidentifikuar i kanë vënë një sasi eksplozivi qendrës spitalore të fshatit Kodër të qytetit të Lezhës. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në aparatura dhe në godinë. 

LEZHE- Një sasi eksplozivi i është vënë mbrëmë në mesnatë një qendre shëndetësore në fshatit Kodër të komunës Dajc në qytetin e Lezhës.

Qendra shëndetësore, aq e kërkuar nga banorët e zonës ishte pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme, dhe përurimi i saj do të bëhej pas dy javësh.

Policia thotë se persona ende të paidentifikuar i kanë vënë eksplozivin qendrës shëndetësore në mesnatë. Dyer, dritare, mure dhe pajisje të kushtueshme që ishin vendosur në këtë Ambulancë janë shkatërruar dhe vlera e dëmit është e konsiderueshme. Policia është vënë në kërkim të aurotëve të shpërthimit si dhe po bën vlerësimin monetar të dëmit.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›