Rrëzohet në vatrën e zjarrit, vdes e moshuara
Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja është aksidentale. E moshuara ka qenë vetëm në shtëpi dhe për shkak të pleqërisë dhe problemeve që ka patur me sytë, ka rënë pa dashje në vatrën e zjarrit
LEZHË- Një e moshuar e verbër gjeti vdekjen në orët e para të ditës së sotme pasi aksidentalisht ka rënë në vatrën e zjarrit në banesën e saj.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Lezhës thanë se “viktimë e kësaj ngjarjeje është Prenda Vorfi, 81 vjeç, lindur në fshatin Skuraj të rrethit Kurbin dhe banuese në fshatin Pllanë, Zejmen, të rrethit Lezhë”.
Nga hetimet e deritanishme të policisë që shkoi në vendngjarje rezulton se ngjarja është aksidentale. E moshuara, sipas informacioneve, ka qenë vetëm në shtëpi dhe për shkak të pleqërisë dhe problemeve që ka patur me sytë, ka rënë pa dashje në vatrën e zjarrit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
(d.b/BalkanWeb)