E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama mesazh ngushëllimi për humbjen tragjike të Presidentit polak Kryetari i PS, Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dërgoi mesazhi ngushëllimi për humbjen tragjike të Presidentit polak. “Me hidhërim të thellë mësova lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të Presidentit Polak Lech Kaczynski dhe të personaliteteve që e shoqëronin. Kjo ndarje e parakohshme nga jeta është një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme për kombin polak. Në këto momente të vështira dëshiroj edhe në emër të Partisë Socialiste t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Presidentit Kaczynski, familjarëve të të gjitha viktimave të këtij aksidenti tragjik dhe popullit polak”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryesocialistit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›