E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROFIL/ Kush ishte Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski

Presidenti Lech Kaczynski ka qenë një figurë e debatueshme në skenën ndërkombëtare për qëndrimet e tij të djathta për shumë çështje, që apeluan tek polakët tradicionalë. Gjatë të gjithë karrierës së tij politike, ai nuk pati frikë të apelonte tek ndjenjat populiste. Në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Varshavës, ai ndaloi dy herë zhvillimin e një parade homoseksualësh dhe foli në mbështetje të rikthimit të dënimit kapital. Lech Kaczynski ka qënë në postin e presidentit që prej vitit 2005. Ai do të mbahet mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak pas komunizmit. Sëbashku me vëllanë tij binjak, ish kryeministrin, Jaroslaw Kaczynski, ai themeloi partinë për Drejtësi dhe Ligj. Kjo parti theksoi një angazhim të fortë në vlerat tradicionale që reflektohen edhe në devotshmërinë në besimin romano-katolik si shumë njerëz në Poloni. Përpara se të hynte në politikë, të dy vëllezërit njiheshin si artistë kinemaje kur ishin ishin fëmijë. Më vonë ata u bënë aktivë në lëvizjen që kontribuoi në rënien e komunizmit në Poloni në vitet 1980. Lech Kaczynski, që ka lindur në 1949, shërbeu si këshilltar për komitetin e grevës në kantierin detar të Gdanskit (në gusht 1980) gjatë protestave të udhëhequra nga lëvizja Solidaritet. Vëllezërit Kaczynski e gjetën veten jashtë politikës kryesore në fillim të viteve 1990 pasi një ftohjeje me presidentin Lech Walesa. Marrëdhënia mes politikanëve që dikur ishin aleatë në luftën kundër komunizmit, u prish edhe më tej në vitet e fundit. Në vitin 2009, zoti Walesa e paditi presidentin Kaczynski duke pretenduar se ai kishte spiunuar për policinë sekrete në vitet 1970. Pas zgjedhjeve të vitit 2005, Polonia kishte dy vëllezërit binjak në drejtimin e vendit, Lech ishte president, kurse Jaroslaw kryeministër. Por që prej vitit 2007, presidenti Kaczynski ka punuar me Donald Tusk të cilin e mundi në zgjedhjet presidenciale. Zoti Tusk erdhi në krye të qeverisë pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e 2007.Sipas kushtetutës polake, presidenti ka më pak pushtet se kryeministri, por ka një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme. Marrëdhëniet mes kryeministrit dhe presidentit kanë qenë të vështira. Zoti Kaczynski ka qenë një kritik i reformave liberale ekonomike të kryeministrit Tusk. Lech Kaczynski ishte i martuar dhe kishte një vajzë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›