E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në krye të rezultateve të votimeve

Zgjedhjet e zhvilluara dje në të gjithë vendin, nxjerrin në krye kryetarin aktual Edi Rama me një diferencë të madhe votash me kandidatin tjetër Maqo Larori.

Në Tiranë, edhe pse përqindja e votuesve paraqitet më e vogël, afro 55-56%, për shkak edhe të mungesës së shumë emigrantëve, Rama ka arritur të votohet në masën 90%. Rezultate të tilla të larta janë raportuar mbrëmë nga rrethet e Durrësit, Shkodrës, Sarandës, Librazhdit, Pukës, Fierit Beratit, Lushnjës, etj.

Votimet e zhvilluara gjatë së shtunës, ecën të qeta dhe pa probleme në të gjithë vendin. Megjithatë, rezultatet përfundimtare do të shpallen sot nga kjo parti, ku duket se Edi Rama do të qëndrojë sërish në krye të selisë rozë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›