Partia Socialiste zgjedh kryetarin e ri
Statuti i kësaj partie parashikonte ndërprerje të mandatit të kryetarit në rast të humbjes në zgjedhje.
Pas shumë debatesh, Rama vendosi të rikandidojë, pasi zgjedhjet e 28 qershorit u konsideruan të deformuara nga shumica e strukturave të PS-së.
Rama u mbështet tek argumentat se, "PS nuk ka humbur por u mund nga makineria kriminale e pushtetit" duke u futur sërish në garë, nga e cila u tërhoq një tjetër kandidat potent si Arben Malaj, pasi ai e cilësoi shkelje të statutit rikandidimin e kryetarit aktual.
Në kongresin e fund gushtit u shfaq në mënyrë krejt të papritur si kandidat edhe Maqo Lakrori, i cili është kundërshtari i vetëm i zotit Rama.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 8:00 dhe u mbyllën në orën 16:00 pasdite. Gjatë paradites votuan edhe dy kandidatët, Edi Rama dhe Maqo Lakrori, në njësinë bashkiake numer 2 dhe 9.
Numërimi i votive pritet të bëhet në qendrat e numërimit të ngritura në 12 qarqe të vendit.