E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në Athinë, autokritikë dhe raportim për vizitën në Preshevë

30-01-2012 / Gazeta 55

Alieni i politikës shqiptare është kthyer në origjinë, duke vrapuar nga Presheva në Athinë, për t’u kërkuar ndjesë padronëve politikë, por edhe për t’u raportuar lidhur me vizitën provokuese në Preshevë, të mbushur me përpjekje që synojnë të korrigjojnë imazhin e vërtetë të tij, imazhin e një njeriu që asnjë vend s’e ndjen si atdheun e vet

Nga Presheva në Athinë.
Ky ka qenë udhëtimi që ka mbushur fundjavën e Edi Ramës.
Ndërsa udhëtimi i tij drejt Preshevës ishte i pakuptimtë me gjithë “kartën e nacionalizmit” të cilin u mundua ti vishte, udhëtimi drejt Athinës nuk ishte edhe aq i pakuptimtë. Lexueshëm vizita e Edi Ramës në kryeqytetin grek ishte një ndjesë dhe raportim për vizitën e tij në Preshevë.
Kjo dukshëm binte në sy nga “terminologjia” e fjalimit të tij para emigrantëve shqiptarë, nën shoqërinë edhe të Sekretari i Përgjithshëm i PASOK Mihalis Karkimaqis, ku nuk “bënte më fjalë” për ndonjë “kartë nacionalizmi” (bie fjala, hapje shkollash shqipe në Athinë, e më gjerë në Greqi) të mundshme... duke menduar se i bënte qejfin pritësve, në formën e kërkimit të ndjesës, për ato që kishte kërkuar në Preshevë (dhe që s’mund ti kërkonte edhe në Athinë).
Me ato që tha Edi Rama dje në Athinë, duket e shleu gabimin që fillonte e mbaronte me udhëtimin në Preshevë dhe me kërkesat e tij atje.
Për këtë mjaftonte fraza “Pikërisht, në këto momente kemi nevojë për miq të vërtetë”, e artikuluar nga Sekretari i Përgjithshëm i PASOK Mihalis Karkimaqis, që Edi Rama, të jetë ndjerë “i çliruar”. Dhe kur Karkimaqis shpërtheu dhe lëshoi frazën “ka pika të përbashkëta midis Greqisë dhe Shqipërisë”, atëherë Edi Rama ka pasur të gjitha arsyet, që duke parë këto “pika të përbashkëta”, të shohë virtualisht Shqipërinë në gjendjen ekonomike që po kalon Greqia.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›