E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në Austri, i ftuar nga ish-kancelari Franc Vranicki

Share

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ndodhet në Austri i ftuar nga socialistët austriakë. Gjatë ditës ai ka postuar në faqet e tij sociale Twitter e Facebook impresionet nga takimi me ish-kancelarin austriak Franc Vranicki me të cilin ka pasur dhe një takim sot pasdite. Gjithashtu bëhet e ditur se nesër gjatë diskutimit për çështjet ndërkombëtare që kanë iniciuar socialistët austriakë, do të diskutohet dhe për Shqipërinë, rajonin dhe perspektivën tonë europiane. Rama shkruan pas takimit me Vranickin se një orë mbresëlënëse me kancelarin Vranicki për të shkuarën e të ardhmen e Shqipërisë dhe rajonit tonë. Shumë inkurajues për programin e PS.

Më tej duke ndarë detaje të bisedës, Rama bën të ditur se ajo është fokusuar tek propozimet konkrete që PS ka bërë në programin e saj. Takim i ngrohtë dhe interes e gatishmëri e posaçme nga miqtë austriake për të mbështetur programin tonë për një Rilindje Shqiptare. Funksionimi i demokracisë,taksa progresive, lufta me papunësinë e korrupsionin dhe reforma ne arsim e shëndetësi në qendër të bisedës, shkruan Rama. Takimi zhvillohej në Bruno Kreisky Forum, shtëpia e madhe e pritjes dhe dialogut ndërkombëtar të socialistëve austriakë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›